Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 prillin 2023

Mot pa reshje

Foto: BGNES

Gjatë natës vranësirat mbi shumicën e rajoneve do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në zonat e larta dhe luginat e Bullgarisë Perëndimore do të jenë afër 0°, në Sofje rreth 1°.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pasdite me rritje më të theksuar të vranësirave. Nuk do të ketë pothuajse asnjë reshje. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët veriore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje rreth 15°.

zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, shpeshherë e konsiderueshme, pothuajse pa reshje. Në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë më shumë orë me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 0°.

Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndryshueshme, pa reshje. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat maksimale do të jenë 13°-15°. Temperatura e ujit të detit është 10°-12°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..

botuar më 24-07-26 6.35.PD

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në Fushën e Sofjes u dogjën

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat..

botuar më 24-07-26 12.11.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD