Muzeu Historik në Asenovgrad feston 940-vjetorin e themelimit të Manastirit të Baçkovos me ekspozitën "Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit". Manastiri i shenjtë, i themeluar nga Grigorij Bakuriani, për shekuj me radhë ka qenë pjesë në zhvillimin socio-ekonomik, shpirtëror dhe kulturor të Asenovgradit. Me trashëgiminë e tij të pasur shpirtërore-historike, artistike dhe arkitekturore, sot manastiri është një vend tërheqës për mijëra pelegrinë që luten përpara ikonës së famshme mrekullibërëse të Nënës së Zotit. Prandaj përvjetori i rëndësishëm i manastirit festohet pikërisht me ekspozitën “Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit”. Janë paraqitur 24 postera kishash dhe manastire ku mbahen ikonat të mrekullibërëse dhe reliket e shenjtorëve, dhe historia e çdo manastiri dhe ikonë është mbledhur në një rrëfim magjepsës mbi besimin. Ekspozita është e realizuar së bashku me Qendrën e Studimeve Sllavo-Bizantine “Prof. Ivan Dujçev" pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski” dhe shoqërohet me një katalog dygjuhësh ku shqyrtohet ky fenomen i krishterimit – ikona.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Me rastin e 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, kryeqyteti ynë i vjetër ka përgatitur një program të pasur festiv me argëtime. Më 23 shtator (e shtunë), në orën 9:15 në stacionin Trapezica në Veliko Tërnovo, do të paraqitet ngjarja..
Në fillim të korrikut të vitit 1908, oficerët xhonturq dhe komitetet "Bashkim dhe Përparim" kryen një grusht shteti ushtarak në Perandorinë Osmane. Në Sofje ishin të vetëdijshëm, se pushteti i ri në Kostandinopojë do të intensifikonte terrorin kundër..
Xhamia e vjetër “Kurshum Xhamia” në Pazarxhik (Bullgari Jugore) do të rinovohet me shpenzime shtesë të miratuara nga kabineti “Denkov” në kuadrin e buxhetit të Këshillit të Ministrave për vitin 2023 me vlerën 6 311 800 leva. Godina, e cila u shpall..
Në fillim të korrikut të vitit 1908, oficerët xhonturq dhe komitetet "Bashkim dhe Përparim" kryen një grusht shteti ushtarak në Perandorinë Osmane. Në..
Me rastin e 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, kryeqyteti ynë i vjetër ka përgatitur një program të pasur festiv me argëtime. Më 23..