Në mesin e parajsës tropikale të ishullit Hainan, në Kinë, Janitca Stamenova dhe Vasilena Vasileva nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore të Plovdivit "Prof. Asen Diamandiev" hapën Festivalin e Parë Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilit në qytetin Sanya, me këngën popullore bullgare "O, mullixhi". Në skenën pas bullgareve, kinezët nga Shoqata e Këngës dhe Valleve Provinciale Hainan kërcenin vallen tonë. Ndër pikat kryesore të festës së trëndafilit, e cila u zhvillua nga 9 deri më 13 prill, së bashku me shfaqjet e këngëve dhe koreve popullore bullgare, ishte edhe ekspozita kulturore bullgare.
Vajzat morën pjesë në një set të veçantë fotografik në parkun më të madh rozë në Azi - Luginën Kineze të Trëndafilave, një vend i preferuar për fotot e dasmave.
Për prezantimin e suksesshëm të kulturës bullgare në Sanya ndihmoi edhe Zhang Changqing, kryetar i departamentit "Kina" të Shoqatës Bullgaro-Kineze për Zhvillimin e Biznesit, e cila organizoi dhe financoi qëndrimin njëmujor të Janicës dhe Vasilenës në Kinë.
Fotot dhe videot janë nga Sanya Media and Film Group.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...