Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Stranxha të gjithë këndojnë në harmoni me natyrën

Konkursi folklorik “Me këngët e Zllatka Stavreva” mbledh interpretues nga e gjithë Bullgaria

“Folklori na jep dhuratat më bujare – forcën, shëndetin, dashurinë dhe qetësinë”, thotë këngëtarja popullore Zllatka Stavreva. E njohur mes adhuruesve të folklorit bullgar si “dallëndyshja e bardhë e Stranxhës”, ajo pa u lodhur u përcjell të rinjve dashurinë e saj për këngët nga pjesa juglindore e Bullgarisë. Më 29 dhe 30 prill në qytetin Burgas mbahet edicioni i parë i Konkursit Kombëtar “Me këngët e Zllatka Stavrevës”, në të cilin do të marrin pjesë afro 1000 interpretues nga 44 vendbanime të vendit.

Zllatka Stavreva

“Ideja për këtë konkurs folklorik vjen nga Bashkimi Folklorik RinorAta propozuan që të organizohet një konkurs me këngët që interpretoj dhe ai të lidhet me 70 vjetorin tim dhe 30 vjet nga krijimi i duetit të parë të rajonit folklorik të malit Stranxhan “Motrat Stavrevi” - tha Zllatka Stavreva për Radio Bullgarinë dhe shtoi se mes pjesëmarrësve ka gjithashtu një përfaqësuese e Bjellorusisë - Ollga Naskoviç.

Cila është fuqia magjepsëse e këngës së malit Stranxha?

“Në Stranxha të gjithë njerëzit këndojnë, sepse këndojnë në harmoni me natyrën e këtij mali të bukur. Gjerësia е malit Stranxha e cila është e ndërthurur në ornamentikën e bukur të këngëve nuk mund të rikrijohet nga çdo këngëtar, por ka edhe këngë që u përshtaten dhe janë interesante për t’u kënduar. Ka edhe një gjë tjetër - njerëzit nga brendësia e Bullgarisë janë të interesuar për dialektin folklorik të Stranxhës. Këngës nuk i mjafton një jetë - krijimtaria popullore, e dimë, është thelbi dhe forca jetësore e popullit tonë. Folklori vendas që prej kohe është një simbol i Bullgarisë në mbarë botën.”

Kënga e malit Stranxha është gjëja më e bukur për mua, na tregon Zllatka Stavreva dhe shton se dashurinë për këngën mund t’ia përcjellë kujtdo, siç është rasti me një grup nga Kanadaja, të ftuar në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Gjerdani i Atlimanit”. Anëtarët e këtij grupi mbetën për të mësuar dy këngë nga krahina folklorike e malit Stranxha edhe pas përfundimit të veprimtarisë.

“Të gjitha këngët janë shumë të këndshme për mua, të gjitha janë të preferuarat e mia, por një nga këngët e para që unë dhe motra ime Irina kënduam së bashku dhe na mbështeti magjistarja e Stranxhës, Magda Pushkarova, është “Mbrëmë shkova në fshatin Brodillovo” dhe gjithashtu “Despinka i fliste nënës”. Një nga kartëvizitat e mia si këngë solo është “Bërza vallen udhëhiqte”.”

Shumë këngë nga repertori i pasur i këngëtares Zllatka Stavrevës do të interpretohen në Burgas nga këngëtarë dhe grupe folklorike nga mbarë vendi. “Qëllimi ynë është t’i hapim rrugë talenteve të reja dhe të nxisim interesimin e më shumë të rinjve për pasurinë folklorike të malit Stranxha dhe Bullgarisë” - na tha vetë Zllatka Stavreva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, arkiv personal 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD