Lumi Arda buron në afërsi të fshatit Gorna Arda, afër kufirit tonë me Greqinë, dhe gjarpëron nëpër luginat e bukura të Rodopeve të Mesme. Pamjet e kodrave të mbushura me fshatra prej guri, minaret e xhamive të spikatura dhe kupolat shkëlqyese të kishave, ajri i kristaltë dhe heshtja ngjallin një ndjenjë paqeje dhe përjetësie. Rrjedhja e sipërme e lumit Arda është i rregulluar mrekullisht për qëllime turistike. Shtëpi për mysafirë, restorante, vizita në ferma organike me degustime të bulmetrave, turne me biçikletë malore, shëtitje të hipur në kalë, safari me xhip - këtu të gjithë mund të ndihen si zbulues dhe të rrisin adrenalinën e tyre në natyrë.
“Atraksioni më i ri për momentin është platforma panoramike “Maja” pranë fshatit Mogilica – tregon Rumen Romanov nga Bashkia e qytetit Smoljan. – Ndodhet në një lartësi prej 1350 metrash mbi nivelin e detit. Ajo u ndërtua në buzë të një maje shkëmbore dhe vizitorët mund të ecin mbi një strukturë metalike mbi të cilën ka një shteg prej druri. Më në fund, ata arrijnë në pjesën e tejdukshme të përforcuar me xhami dhe mund të shikojnë në humnerë poshtë këmbëve të tyre. Ka dy mënyra për të arritur atje - me këmbë ose me xhipa.”
Platforma ajrore ndodhet 9 km nga qendra e fshatit Mogilica, e cila është një perlë e vërtetë malore, me arkitekturën tipike të kësaj zone. Këtu mund të qëndroni në një bujtinë dhe të shijoni pëlhura të punuara me dorë ose veprat e mjeshtërve vendas të gdhendjes së drurit. Do të shihni aty për aty se si mjelin bagëtinë dhe si bëhet kosi apo djathi.
Rumen Romanov ka më shumë sugjerime se çfarë të shihni dhe përjetoni në zonën e rrjedhjes së sipërme të lumit Arda.
Jo shumë larg fshatit Mogilica ndodhet shpella kalimtare “Kaleto”. Në hyrje të saj, do t’ju japin një kaskë, do t’ju lidhin fort dhe do t’ju “lëshojnë” në humnerë nga një qemer prej guri 40 metra i lartë.
“Ka atraksione të reja pikërisht në këtë zonë, siç është “Djepi”. Me një litar forconi veten mbi humnerë dhe kështu tundeni mbi të - shpjegon Rumen Romanov. - Aty pranë është kalaja e antikitetit të vonë “Koshnica”. Ajo ngrihet në një lartësi nga 1200 metra mbi nivelin e detit. Kemi edhe shpella. Më e famshmja prej tyre është “Uhllovica”. Shpella në luginën Garga Dere është gjithashtu shumë interesante. Është një shpellë ujore dhe është relativisht e re. Në disa vende brenda në shpellë, uji arrin deri në bel. Quhet Gollubovica dhe njerëzit hyjnë në të me çizme të veçanta. Nga njëra sallë në tjetrën njerëzit kalojnë me një varkë fryrëse, gjë që është një përjetim kureshtar.”
Pasi të vizitoni mbretërinë nëntokësore të Rodopeve, mund të fluturoni në ajër mbi Garga Dere duke përdorur karrocën alpine të montuar në hyrje të shpellës Gollubovica. Kështu, ju do të fluturoni në ajër 20 metra mbi lumin Esenska përpara se të uleni në bregun e kundërt të tij.
Dhe mos harroni të ndaleni në Konakët Agushevi aty pranë, rekomandon Rumen Romanov. Kompleksi i jashtëzakonshëm i ndërtesave të banimit dhe i fermave është kështjella më e madhe mesjetare në Rodope, e ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të. Në ditët e sotme, ansambli impozant arkitektonik u restaurua dhe u kthye në një muze etnografik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, visitsmolyan.bg
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..