Radioja rajonale e Radios Kombëtare Bullgare në Kërxhali (Bullgari Jugore) sot, më 9 maj, feston 7 vjetorin e lindjes. Në Bullgari na pëlqen të themi se 7 vitet e para janë më të rëndësishmet - një person ndërgjegjësohet për veten dhe mëson rregullat themelore të lojës "Jeta". Kjo vlen plotësisht për anëtarin më të ri të familjes së radios publike në Bullgari.
Më 9 maj 2017, në orën 9:00, u transmetuan për herë të parë lajmet e para rajonale me prezantuese Stanisllava Georgieva në një frekuencë prej 90 MHz. Lindi Radio Kërxhali, e cila u vendos në tregun mediatik në Rodopet Lindore dhe arriti në zemrat e dhjetëra mijëra dëgjuesve.
Që në fillim një vend të veçantë në programin e saj kanë zënë transmetimet në gjuhën turke të përgatitura nga Redaksia e Gjuhës Turke e Radio Bullgarisë. Këto janë tre orë në ditë lajme dhe informacione aktuale për jetën në vendin tonë, të ndara në tre transmetime - në mëngjes nga ora 8:00 deri në 9:00, në mesditë - nga ora 13:00 deri në 14:00 dhe në mbrëmje - nga ora 20:00 deri në 21:00.
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..