Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 40 shkolla të së dielës në mbarë botën kanë si mbrojtës Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Vizitë në shkollën e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Hagë

7
Foto: Facebook/ BulgaarseschoolinNederland

Më shumë se 40 shkolla bullgare të së dielës jashtë vendit mbajnë emrin e krijuesve të alfabetit sllav (glagolica), vëllezërve Kirill dhe Metodij. Më 11 maj, kur Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Apostujve dhe Edukatorëve të Shenjtë, ne po vizitojmë njërën prej tyre - në kryeqytetin administrativ të Holandës -  Haga. Dhe atje, si në shkollat ​​e tjera, patronët e të cilave janë bashkë-mbrojtësit e Evropës, fëmijët e njohin historinë dhe veprën e dy vëllezërve dhe janë krenarë që ndjekin mësimet e gjuhës, historisë dhe gjeografisë bullgare.


Historia e kësaj qendre bullgare filloi në vitin 2006, kur u themelua me idenë dhe me mbështetjen e prindërve patriotë. Në fillim shkolla ishte vendosur në qytetin holandez Leiden.

Filloi tërësisht si një organizatë vullnetare e prindërve të cilët donin që fëmijët e tyre të mësonin bullgarisht dhe ta përvetësonin dituri të ndryshme për Bullgarinë - na tha Martin Petrov, ish-anëtar i këshillit shkollor. - Disa nga prindërit jepnin mësime të gjuhës dhe historisë bullgare, por asnjërit prej tyre nuk i paguhej.Që nga shtatori 2018, çdo të shtunë, fëmijët tani mësojnë në Hagë duke shfrytëzuar ndërtesën e një shkolle lokale. “Numri i tyre për momentin është 158” - sqaron drejtoresha Radostina Sharenkova dhe shton:

“Në shkollat ​​holandeze dhe ato ndërkombëtare këtu, procesi i mësimdhënies është i organizuar në mënyrë krejt të ndryshme – ai fokusohet kryesisht në lojën si një mënyrë е të mësuarit. Prandaj, theksi nuk është aq shumë në të mësuarit përmendësh. Ne përpiqemi të mësojmë përmes lojës ose duke bërë gjëra me duart tona - shpjegon drejtoresha dhe shton se sfida për mësuesit është e madhe si për shkak të mjedisit shumëgjuhësh, ashtu edhe për mënyrat se si duhet ta prezantojnë mësimin. - Në disa nga orët e mësimit prindër janë mysafirë dhe tregojnë diçka që lidhet me profesionin e tyre, aktivitetet e tyre të preferuara apo qytetin nga Bullgaria nga vijnë. Ne përpiqemi t’u japim fëmijëve këshilla se ku dhe si t’i kalojnë pushimet kur të kthehen në Bullgari.”

Megjithatë, një nga sfidat kryesore për shkollën e së dielës është t’i bëjë fëmijët një komunitet të bashkuar dhe mbështetës. Si arrihet kjo?

Ajo që në mënyrë të jashtëzakonshme i bashkon dhe mbledh bullgarët jashtë vendit është nostalgjia dhe mbi bazën e saj mund të gjesh më shumë gjëra të përbashkëta mes njerëzve që në shikim të parë nuk kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin – na shpjegon Martin. - Megjithatë, e vërteta është se fëmijët janë shumë të ndryshëm. Disa prej tyre e lidhin gjithë ekzistencën e tyre të vetëdijshme të deritanishme me Bullgarinë sepse vijnë prej andej. Të tjerë e lidhin vendin tonë kryesisht me pushimet verore, gjyshërit dhe detin. Përfytyrimet e tyre janë shumë më idealiste. Prandaj, shkolla jonë përpiqet të organizojë të gjitha llojet e aktiviteteve jashtëshkollore - kurse për vallet popullore, punëtori për prodhimin e artikujve të ndryshëm, respektimin e traditave dhe zakoneve që lidhen me Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ BulgaarseschoolinNederland



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD