Propozimi i anëtarëve të Kolegjiumit të Prokurorisë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për lirimin e parakohshëm të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev u pranua pozitivisht në Kuvendin Popullor.
Para gazetarëve në Kuvendin Popullor, deputeti i PP-DB-së Atanas Sllavov komentoi se ky vendim do ta përshpejtojë lirimin e kryeprokurorit dhe nuk do të ndikojë në vendimin e PP-DB-së që të mos mbështesë një qeveri të GERB-SDS me mandatin e parë.
Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov nga GERB bëri thirrje që çdo veprim t’u nënshtrohet rreptësishtë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, sepse e kundërta, edhe nëse arsyetohet shumë mirë politikisht, do të sjellë precedentë.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov u shpreh mjaft skeptik dhe komentoi se kjo bëhet që PP-DB të mos mbështesë GERB-in, pasi kjo është kërkesa kryesore e forcës së dytë politike.
Nga ana e tij, deputeti i ITN-së Filip Stanev përshëndeti propozimin e anëtarëve të Kolegjiumit të Prokurorëve për lirimin e parakohshëm të prokurorit të përgjithshëm.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..