Festivali njëditor "Dita e Bletëve" 2023 zhvillohet më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa rasti është Dita Botërore e Bletës. Organizatorët nga Shoqata "Mjalti i Vërtetë" kanë përgatitur shumë punishte, një kënd për fëmijët - aktivitete të ndryshme për t'i angazhuar, edukuar dhe argëtuar ata.
“Në këtë ditë, dashamirësit e bletëve dhe produkteve të tyre do të mund t'i shijojnë ato, si dhe fëmijët do të përfshihen në temën e dobisë së bletëve dhe mjaltit”, thotë Stefani Karaivanova në transmetimin e Radio Sofjes. Ajo shton se në vitet e fundit ajo ka vënë re se gjithnjë e me shumë njerez janë të interesuar për këtë temë shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.
Ka interes jo vetëm për mjaltin, por edhe për të takuar bletaret, këta njerëz që përpiqen të gjejnë mënyra për të ndihmuar bletët, që të jetojmë në paqe me natyrën – thotë Stefani Karaivanova.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Shkolla e mesme e qytetit Bolgrad, e cila mban emrin e revolucionarit dhe figurës së shquar bullgare Georgi Sava Rakovski, është shkolla e parë e mesme bullgare e krijuar jashtë vendit. 165-vjetori i shkollës na jep një mundësi të rikujtojmë historinë..
Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..
Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..
Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e..
Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse..
Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për..