Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masivet e shkurreve thithin në mënyrë më efikase emetimet e dëmshme në mjedisin urban

Në Ditën e Parqeve, flasim me arkitektin e peizazhit Aleksandër Nedev

Foto: BTA

Më 28 maj, shënojmë Ditën e Parqeve në Bullgari, të caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Ujit gati një çerek shekulli më parë, në vitin 1999. Në vendin tonë ekzistojnë tre parqe kombëtare dhe njëmbëdhjetë parqe natyrore. Parqet kombëtare Rilla, Pirin, dhe Centralen Ballkan (rajoni qendror i malit Stara Pllanina) ruajnë ekosisteme të rralla natyrore dhe zënë 1.35 për qind të sipërfaqes së vendit tonë. Parqet natyrore Bellasica, Bëllgarka, Vitosha, Vraçanski Balkan, Zllatni Pjasëci, Persina, Sinite Kamëni, Stranxha, Rillski Manastir, Rusensi Llom dhe Shumensko Pllato përbëjnë 2.31 për qind nga territori i Bullgarisë. Njerëzit që i kushtojnë jetën dhe energjinë mirëmbajtjes së tyre - arkitektët e peizazhit në vendin tonë janë vetëm 400 në të gjithë vendin.

“Puna është jashtëzakonisht e këndshme sepse, ndryshe nga arkitektët, ne punojmë me vëllime të gjalla që ndryshojnë si çdo sezon ashtu edhe me kalimin e viteve - tha arkitekti i peizazhit Aleksandër Nedev për Radio Bullgarinë - Pema që mbjellësh në një park apo kopsht, është shumë bukur ta shohësh pas 2-5-10 vitesh. Të parët që e mbolla janë tashmë më shumë se 15 vjeç. Ky është një emocion për një stilist, dhe kjo është ajo që më tërheq në këtë punë, se ajo që dizajnoj sot ose nesër, do të bëhet gjithnjë e më interesante me kalimin e kohës.”

Me bashkëbiseduesin Aleksandër Nedev folëm për gjendjen e gjelbërimit në Sofje dhe problemet që lindin për shkak të mirëmbajtjes së dobët, të dukshme në shumë rajone të qytetit.

“Sofja po zhvillohet në një mënyrë shumë të veçantë. Realisht nuk ka territore të lira në pjesën qendrore të qytetit që të shfrytëzohen si hapësira të gjelbra. Megjithatë, për mua janë të rëndësishme edhe hapësirat e mëdha të gjelbra. Janë ata që krijojnë ndjenjën serioze se rreth nesh ka gjelbërim në mjedisin urban” - shpjegon arkitekti i peizazhit.

Sipas tij, edhe gjelbërimi i rrugëve ka kuptimin e tij ekologjik, por ai mbron një tezë të ndryshme nga ajo e vendosur. Sipas tij, megjithëse pemët janë absorbuesit më serioz të grimcave të pluhurit dhe dioksidit të karbonit në një qytet, duhet shumë kohë për rritjen dhe zhvillimin e tyre të plotë. Prandaj, shumë u caktohet shkurreve:

“Shkurret janë vendi ku mund të bllokohet shumë pluhur dhe dioksid karboni me të cilin po luftojmë. Mos harroni gjithashtu se zhvillimi i plotë i një shkurreje zgjat 3 ose 5 vjet, ndërsa për një pemë, një kohë e tillë nuk është e mjaftueshme. Aktualisht kemi një problem serioz me zhurmën dhe ndotjen nga pluhuri. Kjo do të thotë se është e nevojshme të kërkohen opsione për të mbjellë masive me shkurre në shumë prej territoreve, me të cilat të izolohen lagjet. Megjithatë, në shumë raste, mirëmbajtja e sipërfaqeve me shkurre në mjedisin urban çon në shkatërrimin ose braktisjen e tyre, në një gjendje shumë të keqe ekologjike”.

Sipas Aleksandër Nedev, sipërfaqet me bar të mbetur ashtu siç është do të mbajnë shumë më tepër pluhur sesa të kositur, por mund të ketë edhe një efekt jashtëzakonisht të dobishëm në pastërtinë e ajrit dhe ndotjen akustike. Gjelbërimi i çative të ndërtesave të banimit është gjithashtu një praktikë e mirë, e cila edhe pse e zakonshme në shumë qytete të Evropës dhe botës, është ende mjaft ekzotike në vendin tonë:

“Është e rëndësishme që çatitë të kenë hidroizolim të mirë. E veçanta e tyre është se krijojnë një projeksion të gjelbërimit që është në territorin e godinës, por në lartësi. Në këtë mënyrë praktikisht nuk humbet asnjë sipërfaqe e gjelbër. Këto kopshte mund të bëhen me zona të përshtatshme pushimi me stola, pellgje etj. , duke e kthyer hapësirën në një oazë. Në vendin tonë, kjo është ende e vështirë për t’u zbatuar për shkak të rregulloreve dhe deri diku për shkak të kostos, edhe pse nuk është pengesë, nëse ligji lejon që pjesa më e madhe e gjelbërimit të jetë në çatinë e ndërtesës. Për momentin kjo lejohet vetëm në qendër të Sofjes.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES, unsplash.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD