Afro 2000 fëmijë dhe mysafirë nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë më 31 maj dhe 1 qershor në edicionin e 20-të të Etno-Festival Ndërkombëtar të Fëmijëve “Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në Evropë”. Në skenën e Teatrit Veror në fshatin Minerallni Bani, rajoni i qytetit Haskovo do të performojnë 50 grupe dhe 80 interpretues individualë nga 26 vendbanime të Bullgarisë dhe 17 grupe vallëzimi dhe interpretues individualë nga jashtë.
Veprimtaria organizohet nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Fondi i Bamirësisë “Prof. Dr.Zheljazko Hristov” me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...