Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetarët bullgarë nga 33 vende diskutojnë temën “Media dhe liria” në Kazanllëk

Fillon Takimi i 18-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga BTA

Foto: BTA

“Nëse liria do të thotë diçka, kjo është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.”

Ky citim është i gdhendur pranë statujës së George Orwell përballë ndërtesës së BBC në Londër. Si për t’u kujtuar nëpunësve të pushtetit të katërt se liria në media nuk është gjithmonë e rehatshme, e këndshme dhe e lehtë. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë! Nga 1 deri më 4 qershor, në qytetin Kazanlak mbahet Takimi i 18-të radhazi Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga BTA. Në frymën e kohës, tema është “Media dhe liria”. “Takimi i sivjetshëm përbën një vazhdim i natyrshëm i debateve për të vërtetën dhe shpëtimin në gazetari, të cilat i nisëm në vitin 2021, në Manastirin e Rilës, Bullgari dhe e vazhduam vitin e kaluar në Tel Aviv, Izrael” – theksoi në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë Kirill Vëllçev, drejtor i përgjithshëm i BTA.

“Në fakt, personalisht unë temën e lirisë në bisedë do ta interpretoja si të drejtën e zgjedhjes. Liria është të jesh në gjendje të zgjedhësh. Mund të arrijmë edhe në pikën e absurditetit duke thënë se jeni të lirë edhe të gënjeni. Kjo nuk është e drejtë, kjo është e dënueshme, por që të ketë të vërtetë duhet të ketë edhe gënjeshtra. Gjëja më e rrezikshme në botën moderne është që dikush të thotë pa asnjë zgjedhje se çfarë është e vërtetë. Pa mundësi për të dëgjuar palën tjetër, për të dëgjuar edhe atë që bën gabim. Dhe, në fakt, roli i madh i medias është i pari që të sigurojë praninë e të gjithë gamës së fakteve në territorin e saj. Dhe roli tjetër i madh është të ndihmojë auditorin e tyre të orientohet, të kuptojë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër”- thotë Vëllçev.

Në vazhdim të katër ditëve, gazetarë nga 33 vende, përfshirë përfaqësues të 40 mediave bullgare nga 16 vende, marrin pjesë në festimet shumëngjyrëshe të Festivalit të Trëndafilit, që  shënon historinë e tij 120, në Kazanllëk. “Ne po e përdorim Festivalin e Trëndafilit për të përmbushur atë që thuhet në këngën “Një trëndafil bullgar” – për të ardhur në qytetin tonë dhe për të mbajtur një kujtim për Bullgarinë, për detin dhe për të gjithë ne”, tha para Vesella Krësteva drejtor i përgjithshëm i BTA.

BGNES-arkiv

Shton se hapja zyrtare e takimit, më 4 qershor, do të bëhet personalisht nga autori i tekstit të këngës emblematike bullgare - Najden Vëllçev, i cili në gusht do të mbushë 96 vjeç.

“Nëse në Bullgari ka gjëra të padiskutueshme, ky është simboli i trëndafilit. Kjo festë, së bashku me 24 Majin, është një nga festat më rrezatuese bullgare. BTA mban përgjegjësi të madhe për paraqitjen e bullgarëve si komunitet. Për të dytin vit kemi rubrikën e specializuar “BG botë” me informacione për jetën e Bullgarisë jashtë kufijve të saj. Dhe ky është një tjetër kuptim i takimit – grumbullimi në një vend i partnerëve në detyrën e krijimit të një komuniteti. Edhe BTA, edhe ju, Radio Bullgaria, po përpiqemi të mbledhim gjithë këtë larmi bullgarësh nëpër botë, duke i lidhur me atdheun, por edhe me njëri-tjetrin. Në Bullgari mbërrijnë edhe 12 reporterë të agjencive partnere të BTA nga vendet fqinje, duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë. Kemi mysafirë nga agjencia më e madhe e lajmeve në Afrikë - Agjencia e Lajmeve të Nigerisë (NAN), nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Izraeli", tha Kiril Vëllçev për Radio Bullgarinë.

Kirill Vëllçev

Në kuadër të takimit BTA do të nënshkruajë kontratë për bashkëpunim dhe shkëmbim lajmesh me drejtuesit e gjashtë agjencive të reja ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë agjencinë më të madhe spanjolle EFE. Ata do të marrin përsipër të publikojnë çdo ditë një lajm nga Bullgaria, sipas interesave dhe nevojave të auditorit të tyre, saktëson Vëllçev. Programi i takimit mediatik përfshin tre diskutime kryesore. Njëra do të jetë për lirinë e zgjedhjes së gazetarëve, e dyta për lirinë e zgjedhjes së auditorit, me pjesëmarrjen e Filli Ladgman, drejtoreshë ekzekutive e seksionit bullgar të SBS në Australi, si shembull se si në një vend demokratik, një komuniteti është i privuar nga programi në gjuhën amtare”, thekson drejtori i përgjithshëm i BTA.

“Dhe diskutimi i tretë do të jetë se si festat duhet të jenë të pranishme në ditët e javës. Mediat e sotme po ecin mirë me lajmet, por nuk arrijnë të tregojnë për festat e njerëzve. E gjithë ideja e temës së lirisë provokohet nga fakti se festat thyejnë prangat e përditshmërisë sonë, kufizimet që na vendos jeta. E rëndësishme është të kuptojmë se si duhet të pasqyrohen këto festa në media” - është i bindur gazetari.

“Shumë njerëz sot e kuptojnë se gjëja më e vlefshme në jetë nuk është zotërimi, por ndjenja e komunitetit, e vendit tuaj të duhur. Kjo ndjenjë ngrohtësie dhe lidhjeje reciproke është e pranishme pikërisht në takimet tona mediatike” thekson Vëllçev. Në përfundim ai ndau dëshirën e tij, që takimi i përvitshëm botëror i mediave bullgare, i organizuar nga institucioni që ai drejton, të mbahet çdo vit në shtëpi - në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD