Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 qershorin 2023

Rënia e lehtë e temperaturave

Foto: BGNES

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Para mesditës në gjysmën veriperëndimore dhe pas mesditës deri në mesnatë edhe në juglindje do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje intensive të shoqëruara me bubullima. Do të ketë breshër. Temperaturat e ditës do të ulen lehtë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 22° dhe 27°, në Sofje rreth 22°.

Mbi malet do të zhvillohen vranësira dhe në shumë rajone do të ketë reshje të shkurtra, intensive dhe shtrëngata. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 16°, në 2000 m - rreth 10°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 21°-24°, kurse uji i detit 20°-22°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD