Prokuroria ngriti akuzë kundër deputetit Radostin Vasilev, me akuzën se ka tentuar ta detyrojë ish-deputeten Hristinka Ivanova të largohet nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe nga Kuvendi. Informacioni për kërcënimet gjatë vitit 2022 vjen nga incizime të bëra nga kryetari i atëhershëm i ITN Toshko Jordanov. Nëse shpallet fajtor, Vasilev mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Deputeti e quajti akuzën “të rreme”.
Emri i Radostin Vasilev u bë i njohur pas një regjistrimi që ai bëri në një mbledhje online të Këshillit Kombëtar të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Pas shpërndarjes së tij, deputeti u largua nga grupi parlamentar i PP-së dhe u shpall i pavarur.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..