Kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, thërret sot një mbledhje të jashtëzakonshme me tri pika – zgjedhjen e kryeministrit, miratimin e strukturës së Këshillit të Ministrave dhe zgjedhjen e Këshillit të Ministrave, njoftoi qendra e shtypit e Parlamentit. Kandidati për kryeministër Nikollaj Denkov dje e ktheu mandatin e dytë hulumtues të përfunduar, ndërsa presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për votim të propozimeve të kabinetit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike".
“Bullgaria ka nevojë për institucione dhe politikanë që drejtohen në punën e tyre realisht nga interesat e popullit bullgar, që punojnë për sigurinë, drejtësinë dhe kundër korrupsionit, siç e presin të gjithë qytetarët e nderuar bullgarë, që forcojnë sovranitetin e vendit dhe punojnë për thellimin e integrimit tonë evropian”, tha kreu i shtetit.
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..
Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë..