Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti zgjodhi Nikollaj Denkov kryeministër

| rinovuar më 23-06-06 6.36.MD
Foto: BGNES

Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi Akademikun Nikollaj Denkov kryeministër. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga GERB-SDS (një “kundër”), PP-DB dhe DPS.

Struktura e kabinetit PP-DB dhe GERB-SDS u mbështet gjithashtu nga 132 deputetë, 69 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Mbështetje mori edhe përbërja e kabinetit. Deputetët miratuan riemërimin e Ministrisë së Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Kabineti me kryeministrin Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB, do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër - Maria Gabriel, e propozuar nga GERB-SDS. Të dy do të shkëmbejnë postet e tyre me rotacion pas 9 muajsh. Ky është kabineti i parë në Bullgari me një kryeministër me rotacion

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Ministrave bënë betimin.

“Urime të gjithë bullgarëve, tani kemi një qeveri të rregullt! Po i kthejmë fuqinë republikës parlamentare!”, tha Kuvendin Popullor bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. Ai shprehu shpresën për një mandat të plotë 4-vjeçar të kabinetit “Denkov-Gabriel”.

Qeveria mes dy forcave të para është më e qëndrueshme, e mbështetur nga të tjerët, komentoi kreu i GERB-it Bojko Borisov në parlament, pas zgjedhjes së kabinetit të rregullt. Në lidhje me akuzat e presidentit Rumen Radev ndaj kabinetit të ri, ai tha se presidenti duhet të jetë bashkues.

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova e cilësoi si “të pamoralshme” marrëveshjen e arritur për një kabinet mes dy forcave të para politike dhe njoftoi se nuk do t’u japë atyre 100 ditë tolerancë.

Presidenti Rumen Radev raportoi se qeveria e tij e pestë e përkohshme u përballua me të gjitha sfidat e rënda gjatë administratës së tij.


Në Këshillin e Ministrave u mbajt ceremonia për dorëzimin simbolik të qeverisjes nga kabineti i kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev në qeverinë e re të rregullt. “Kur e morëm pushtetin shteti ishte në pauzë. Po dorëzojmë një vend me sisteme që funksionojnë mirë”, tha Donev, duke shprehur shpresën për vazhdimësi. “Nuk ka asgjë më normale se sa që parlamenti bullgar të miratojë një qeveri të rregullt e cila të përmbushë detyrimet e saj sipas Kushtetutës”, tha nga ana e tij Denkov. Ai shprehu habinë për faktin se zëvendësministrat nga kabineti zyrtar janë të liruar nga pozitat e tyre me urdhër të nënshkruar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Kjo nuk përputhet me dëshirën e deklaruar për vazhdimësi, theksoi Denkov.

Foto: BGNES, BTA

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje – 11°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të jenë nga 24 në 29°, në kryeqytet - 24°. Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të..

botuar më 23-09-29 5.53.MD

Nikollaj Denkov: Centralet e qymyrit do të punojnë deri në vitin 2038

Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen..

botuar më 23-09-29 5.32.MD

Konventa e Stambollit, e pa ratifikuar nga Bullgaria, bëhet e detyrueshme për BE-në

Edhe pse nuk është ratifikuar në nivel kombëtar nga gjashtë vende, përfshirë Bullgarinë, Konventa e Stambollit hyn në fuqi në të gjithë Bashkimin Evropian më 1 tetor, njoftoi Komisioni Evropian.Vendet anëtare, edhe nëse nuk e kanë ratifikuar atë,..

botuar më 23-09-29 4.44.MD