Përpjekjet për dezinformim për shkak të mbështetjes së Bullgarisë për Ukrainën janë të papranueshme, thuhet në qëndrimin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme. Arsyeja e qëndrimit është një publikim më 12 qershor në rrjetet sociale i ambasadores ruse Eleonora Mitrofanova, me rastin e ditës së Rusisë “ku janë shprehur hipoteza dhe supozime për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Ukrainës”.
“Bullgaria dënon fuqishëm agresionin e paprecedentë dhe të paprovokuar ushtarak rus kundër Ukrainës dhe kontribuon në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur vendin. Ne jemi të qëndrueshëm në qëndrimin tonë të solidaritetit me popullin e Ukrainës, si dhe në mbështetjen tonë të pakushtëzuar për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, thuhet në qëndrim.
Ndihma e dhënë Ukrainës është brenda normave ligjore. “Çdo përpjekje për propagandë dhe dezinformim që cenon vlerat demokratike është e papranueshme”, shton Ministria.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..