Bashkëpunimi i kahershëm i këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova me pianistin dhe kompozitor Mirosllav Turijski arriti dimensione të reja në albumin e tyre të ri të përbashkët të titulluar BEYOND JAZZ. Në të, ata me të vërtetë shkojnë përtej xhazit - një stil metamorfozat e të cilit Mirosllava Kacarova i vëzhgon vite me radhë. Sipas saj, “muzika, si artet e tjera, është një pasqyrim i vetë jetës, i kohës, i ndryshimeve”. Për albumin ajo shton: “BEYOND JAZZ është një pasqyrim i historive që dua të tregoj përmes muzikës. Është një koleksion i disa këngëve të mia të preferuara të shekullit të 20-të “përtej xhazit”, të shënuara më shumë nga stili pop. Zgjodha t’i interpretoja në versionin e dhomës - vetëm për piano dhe zë, së bashku me partnerin tim të gjatë në skenë - pianistin virtuoz Mirosllav Turijski. Ne interpretojmë këngë nga Xhoni Miçëll, Sting, Majkëll Xheksën, Bili Holidej, të transformuara në mënyrën tonë - me harmoni të reja, me fraza vokale të rimenduara, me improvizime delikate dhe më shumë pauza.”
Dizajneri i tingullit është Mlladen Dimitrov - partneri i tretë i vazhdueshëm i dy muzikantëve. Koncepti i zërit është gjithashtu delikat, me një tingull të ngrohtë dhe të butë që të kujton regjistrimet analoge të shekullit të 20-të. Ideja e një albumi në një version minimalist - vetëm piano dhe zë - nuk është e re. Ky version i dhomës lejon liri të madhe për interpretim, improvizim dhe ikje nga skemat konvencionale.
Albumi BEYOND JAZZ përfshin gjithashtu dy kompozime origjinale të Mirosllav Turijski bazuar në tekste të Mirosllava Kacarova. Njëra prej tyre është krijuar posaçërisht për albumin e pestë të këngëtares. Kënga titullohet “Nën qiellin e Plovdivit” si një respekt për qytetin ku jetojnë dhe punojnë dy muzikantët
Një këngë e veçantë në album është kënga “Hijet e gjata të gushtit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..
Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili..
Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne! Herët a vonë, të gjithë mund ta njohin veten në personazhin e "Burnout" si një nevojë për ta..