Veprimet e eurodeputetit Ilhan Kjyçyk, i zgjedhur nga kuota e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), i cili duhet të përfaqësojë Bullgarinë në Parlamentin Evropian, janë tradhti kombëtare, tha deputeti Toshko Jordanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) në një deklaratë nga foltorja e Parlamentit bullgar. Sipas Jordanovit, Kjyçyk, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka hequr nga projektraporti për përparimin e vendit drejt BE-së amendamentin 18, i cili përfshin të gjitha çështjet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.
“Nga kjo foltore, përfaqësuesit e popullit si Toshko Jordanov, flasin gënjeshtra të hapura pa iu referuar fakteve”, u përgjigj kreu i DPS-së Mustafa Karadajë.
Ndërkohë, Bundestagu gjerman votoi që Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë së Veriut siç është rënë dakord me Bullgarinë dhe të njohë pakicën bullgare në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e vendit në BE. Vendimi i koalicionit qeverisës në Gjermani në mënyrë eksplicite e njeh ekzistencën e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas.
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev e cilësoi vendimin e Bundestagut si një fenomen të çuditshëm. “Nuk kam dëgjuar për një fenomen tjetër të ngjashëm në planetin tonë, ku një vend është aq i pasigurt për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tij, saqë duhet t'i kërkojë një vendi tjetër nëpërmjet një vendimi politik të një organi legjislativ të njohë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Kolegët, fqinjët dhe miqtë tanë në Shkup nuk duhet të shqetësohen për të pasur një identitet, gjuhë dhe kulturë moderne, por e kuptoj se ata duan të tregojnë një vazhdimësi historike që është e ndryshme nga ajo bullgare.Kjo është baza e problemit tonë. Nga këtu vjen diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes dhe të gjitha problemet që kemi,këto nuk janë probleme dypalëshe, janë probleme që lidhen me të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat evropiane”, thotë Kovaçev.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor dhe Detit të Bardhë Perëndimor dhe programet kombëtare për zbatimin e tyre u miratuan nga Këshilli i..
Me një mesazh paqeje dhe drite, në Sinagogën Qendrore të Sofjes u mbajt ceremonia e ndezjes së qiririt të gjashtë të Hanukas. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarja e Kuvendit Natalija Kisellova, nënprsidentja Ilijana Jotova, Nevjana Miteva,..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...