Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mosmarrëveshje në Parlamentin në Sofje nëse një eurodeputet i tradhton interesat bullgare

Toshko Jordanov
Foto: BGNES

Veprimet e eurodeputetit Ilhan Kjyçyk, i zgjedhur nga kuota e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), i cili duhet të përfaqësojë Bullgarinë në Parlamentin Evropian, janë tradhti kombëtare, tha deputeti Toshko Jordanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) në një deklaratë nga foltorja e Parlamentit bullgar. Sipas Jordanovit, Kjyçyk, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka hequr nga projektraporti për përparimin e vendit drejt BE-së amendamentin 18, i cili përfshin të gjitha çështjet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.

“Nga kjo foltore, përfaqësuesit e popullit si Toshko Jordanov, flasin gënjeshtra të hapura pa iu referuar fakteve”, u përgjigj kreu i DPS-së Mustafa Karadajë.

Ndërkohë, Bundestagu gjerman votoi që Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë së Veriut siç është rënë dakord me Bullgarinë dhe të njohë pakicën bullgare në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e vendit në BE. Vendimi i koalicionit qeverisës në Gjermani në mënyrë eksplicite e njeh ekzistencën e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev e cilësoi vendimin e Bundestagut si një fenomen të çuditshëm. “Nuk kam dëgjuar për një fenomen tjetër të ngjashëm në planetin tonë, ku një vend është aq i pasigurt për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tij, saqë duhet t'i kërkojë një vendi tjetër nëpërmjet një vendimi politik të një organi legjislativ të njohë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Kolegët, fqinjët dhe miqtë tanë në Shkup nuk duhet të shqetësohen për të pasur një identitet, gjuhë dhe kulturë moderne, por e kuptoj se ata duan të tregojnë një vazhdimësi historike që është e ndryshme nga ajo bullgare.Kjo është baza e problemit tonë. Nga këtu vjen diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes dhe të gjitha problemet që kemi,këto nuk janë probleme dypalëshe, janë probleme që lidhen me të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat evropiane”, thotë Kovaçev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD