Poli Hubavenska - këngëtarja zëri i së cilës njihet nga projektet e përbashkëta me DJ me famë botërore, përfshirë të madhin Armin van Bjuren, incizoi këngën e saj më të re “Drita e Diellit” (Light of the Sun). Në të, ajo këndon në dy gjuhë - bullgarisht dhe anglisht, dhe përsëri ndërthur motive popullore vendase - një stil karakteristik për të. Këngëtarja ka marrë vazhdimisht mesazhe nga fansat e saj të huaj, duke i kërkuar që të përkthente një këngë popullore në mënyrë që ata të ndjenin mesazhin e saj të vërtetë. Me këngën më të re “Drita e Diellit” ritmi etno shkon më lart, ku edhe publiku i huaj mund të kuptojë mesazhet.
Në këngën “Drita e diellit” Poli Hubavenska punon me mjeshtrin e shprehjes delikate muzikore, Javor Rusinov, i cili është në një valë të njëjtë krijuese me interpretuesen. Kompozitori sugjeron idenë muzikore dhe Poli ndjen menjëherë potencialin dhe drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet.
Duke jetuar dhe duke punuar prej vitesh në Britaninë e Madhe, Poli Hubavenska pranon se nuk është nga ato këngëtare, që shpesh bëjnë këngë vetëm për të nxjerrë diçka të re. Kjo është arsyeja pse ajo i kushtoi kaq shumë kohë dhe vëmendje këtij projekti.
Ja se çfarë tjetër thotë Poli:
“Drita e Diellit" është një këngë me tingëllim të freskët veror. Mesazhi i saj është të shikojmë anën e mirë të gjërave, të mbledhim forcë dhe energji për të filluar të bëjmë të gjitha ato gjëra që ëndërrojmë. Të fillojmë t’i kushtojmë më shumë vëmendje atij impulsi që shfaqet tek ne - asaj shkëndije që shpesh nuk i kushtojmë vëmendje. Dhe ajo është shumë e rëndësishme që t’i japim shtysë gjithçkaje që dëshiron shpirti ynë.”
Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..
Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të..