“Lumi i egër” është kënga më e re e trios VIVA. Në të, vajzat e reja sjellin të gjithë energjinë pozitive, ndjenjën e humorit dhe argëtimin me të cilët janë të mbushura marrëdhëniet e tyre. Autori i muzikës dhe i tekstit është Sllavço Nikollov nga B.T.R. Aleks Nushev iu bashkua atij në punën për aranzhimin.
Treshja vokale përfshin Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova, të cilat merren me muzikë që në moshë të vogël, dhe këndojnë së bashku që nga viti 2012.
Për momentin të tre janë studente, por paralelisht me incizimet e shumta dhe sesionin e suksesshëm të provimeve në universitete, VIVA jep edhe shumë koncerte. Më 1 korrik, vajzat do të mirëpresin Mëngjesin e Korrikut në bregun e Danubit pranë qytetit Tutrakan së bashku me muzikantët rok nga B.T.R. dhe Johnny Gioeli.
Në videon e regjisorit Sillvestër Sillvestrov, stili dhe imazhet digjitale të vajzave janë një rikrijim i estetikës së një prej dekadave më kreative në historinë e muzikës të viteve 70-të të shekullit XX, si dhe të artit pop të viteve 60-të të po këtij shekulli.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..