Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së dielës "Orfeu" dhe një program radiofonik bullgar bashkojnë komunitetin tonë në Linz dhe në rajon

Foto: Facebook /BulgarischeSchuleLinz

Numri i shkollave të së dielës në Austri është 5 dhe ndodhen në Vjenë, Linz, Graz, ndërsa disa prej tyre kanë filiale edhe në qytetet Klagenfurt, Wels dhe Krems – sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë. Në vazhdim do t'ju tregojmë për një nga këto qendra të gjuhës bullgare, e cila mban emrin "Orfeu", e krijuar me iniciativën e Shoqatës Bullgaro-Austriake të Prindërve (SHBAP). Ajo ndodhet në qytetin e Linzit dhe është në funksion që nga viti 2005, ndërsa që nga viti akademik 2009-2010 është regjistruar zyrtarisht si shkolla e parë bullgare në provincën e Austrisë së Epërme, qendra administrative e së cilës është qyteti Linz.

“Një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shkollës sonë ka luajtur shteti bullgar pas themelimit të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit në vitin 2007, si dhe Prof. Bozhidar Dimitrov në kohën kur ishte kryetar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit - shkollat ​​bullgare jashtë vendit ishin prioriteti kryesor për të dhe ekipin e tij - tha për Radio Bullgarinë Prof. As. Dimitër Dunkov, një nga mësuesit e parë në shkollën "Orfeu", dhe aktualisht drejtues i një programi radiofonik bullgar në Linz. - Gjatë 15 viteve të fundit, shkolla jonë ka përcjellë qindra fëmijë. Për momentin numri i tyre në Linz është rreth 30, por që nga themelimi i saj kemi trajnuar të paktën 300, ndërsa dhjetëra mësues u angazhuan në trajnimin e nxënësve në gjuhën, historinë, muzikën dhe artet bullgare”.

Dimitër Dunkov

Sipas fjalëve të tij, as prindërit nuk janë lënë mbas dore - "ata kanë ndjekur mësimet e valleve popullore dhe të gjuhës bullgare për të rritur, si dhe të kuzhinës bullgare". Prej tre vitesh shkolla ka edhe filialin e saj në qytetin Krems, i cili ndodhet rreth 1 orë larg Linzit.

Dunkov është i bindur se transformimi i nxënësve në një komunitet të bashkuar varet pothuajse tërësisht nga prindërit dhe familjet e tyre:

“Nëse familja ka stimulin dhe shtysën e duhur për të sjellë fëmijët e tyre, ata fillojnë të vijnë. Ata kanë dëshirë të shohin miqtë e tyre, në fund të fundit, kjo është përvoja e tyre sociale dhe është një nga funksionet e shkollave bullgare jashtë vendit - shpjegon bashkatdhetari ynë nga Austria. "Disa nga fëmijët sjellin edhe miqtë e tyre që nuk janë nga familje bullgare dhe nuk e kuptojnë gjuhën."

Nxënësit fitojnë një përvojë tjetër të rëndësishme për zhvillimin e tyre në programin radiofonik online, i cili u krijua në vitin 2003 në Salzburg, por që nga viti 2004 u zhvendos në Linz. Prezantuesi i saj Dimitër Dunkov u lejon atyre të marrin pjesë në transmetime dhe kështu të mësojnë gjëra të reja për Bullgarinë. Është interesante që programi, i cili është pjesë e "Radios së Lirë" të Austrisë së Epërme, që transmetohet në 24 gjuhë, mban emrin "Radio Bullgaria", ashtu si platforma shumëgjuhëshe e Radios Kombëtare Bullgare, e cila krenohet me traditën e saj që prej më shumë se 8 dekadash.

“Radio Bullgaria ishte një nga dy mediat e para bullgare jashtë vendit, e themeluar nga një emigrant. Një tjetër u krijua në të njëjtën kohë në qytetin e Bernës. Rreth 150 transmetimet e para ishin kryesisht në gjermanisht, sepse në atë kohë Bullgaria ishte ende jo shumë e njohur për Austrinë”- kujton Dimitër Dunkov dhe shton detaje për temat dhe rubrikat në një nga transmetimet e tij:

“Kisha vendosur të ftoja ndonjë austriak dhe të prezantonim bashkë. Mendova se në këtë mënyrë të paktën një person i ri do të mësonte diçka për Bullgarinë. Mernin pjesë njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, si nga Linzi ashtu edhe nga qytete të tjera të Austrisë së Epërme. Emisioni ynë radiofonik mbulon tema të ndryshme të ndara në disa rubrika. Njëra prej tyre quhet "Shekujt e lavdisë". Në të gjurmojmë data dhe personalitete të rëndësishme nga historia bullgare gjatë muajit të caktuar. Qëllimi nuk është vetëm të kujtojmë këto data, por edhe t'i mbrojmë nga interpretimet e gabuara. Një tjetër rubrikë e jona quhet "Çdo këngë është një histori - çdo histori, një këngë". Në të paraqesim pasurinë e krijimtarisë popullore. Një rubrikë e përhershme për ne është edhe ajo për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Austrisë, e quajtur "Me gajde dhe yodel". Në këtë mënyrë lidhëm dy rajone të dy vendeve – Rodopet dhe Alpet” – shpjegon Dimitër Dunkov, kësaj radhe për “Radio Bullgarinë” e Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook /BulgarischeSchuleLinz, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD