Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për të reformuar sistemin e përbashkët të azilit në Këshillin e Punëve të Brendshme në Luksemburg. Vendimi është marrë me shumicë të cilësuar. Bullgaria votoi "abstenim". Reforma parashikon një sistem solidariteti midis shteteve anëtare në kujdesin për refugjatët dhe një procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesave për azil të disa emigrantëve në kufi. Vendet anëtare do të jenë të detyruara të pranojnë një numër të caktuar aplikantësh që kanë mbërritur në një vend nën presionin e migracionit. Ata që refuzojnë të pranojnë emigrantët do të duhet të mbështesin financiarisht vendin nën presion. Kompensimi financiar do të jetë 20 000 euro për çdo azilkërkues që nuk është ridrejtuar nga shteti nën presionin e migracionit në një shtet tjetër anëtar.
E pyetur nëse Polonia dhe Hungaria, të cilat nuk dëshirojnë të pranojnë emigrantë, do të jenë dakord t’i paguajnë këto kompensime, Komisionerja për Çështjet e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson u përgjigj:
"Këto gjëra nuk janë unike në këtë politikë. Në fakt, shumë shpesh kur arrijmë në një përfundim për legjislacionin e ri, disa shtete anëtare janë jashtëzakonisht të kundërshtuara. Por kur të hyjë në fuqi, sigurisht që duhet zbatuar nga të gjithë. Dhe në fund të fundit, Komisioni, si mbrojtësi i traktateve, është ai që siguron zbatimin dhe respektimin e tij.”
Megjithatë, ky besim i komisioneres Johansson nuk përkon me qëndrimin e Polonisë. Kryeministri Mateusz Morawiecki thotë drejtpërdrejt se ai as nuk do të pranojë emigrantë të zhvendosur dhe as nuk do të paguajë kompensim:
“Synoj të protestoj shumë fuqishëm kundër kësaj në Këshillin Evropian, siç bëra 5 vjet më parë, me të vërtetë shumë fuqishëm. Dhe jo vetëm për të protestuar - ne po krijojmë një koalicion shtetesh. Sigurisht që nuk do të pajtohemi me një diktat që të kujton atë të "Platformës Qytetare", së bashku me Gjermaninë, e cila u transferua në Evropë midis 2016 dhe 2018. Dhe ne e mbrojtëm Evropën nga kjo së bashku me Republikën Çeke dhe Hungarinë në qershor 2018.”
Edhe Bullgaria ka shqetësimet e saj dhe ato u shprehën me një votë "abstenim". Më vonë, ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, shpjegoi:
“Nuk ka sesi të angazhohemi në mënyrë të pavarur në mbrojtjen e kufirit shtetëror, i cili është edhe europian. Nuk mund të lihemi vetëm për ta zgjidhur këtë problem. Pikërisht për këtë do të votojmë “abstenim”. Ne kërkojmë një qasje më të përgjithshme për zgjidhjen e problemit, mbështetje më serioze dhe të garantuar nga të gjitha vendet anëtare.”
A do të jemi vërtet në gjendje të përballemi pasi një barrë serioze e përpunimit të kërkesave për azil bie mbi ne, pyes Tihomir Bezllov, eksperti kryesor i Programit të Sigurisë në Qendrën për Studimin e Demokracisë.
“Nuk e shoh saktësisht ndryshimin, do të shohim se si do të përcaktohen detajet. Dhe tani, në fakt, ne jemi vetëm. Ka një numër të vogël punonjësish nga FRONTEX, por në përgjithësi, që nga fillimi i krizës së emigrantëve - krizat periodike në vitin 2013, Bullgaria i ka zgjidhur vetë problemet. Sigurisht, këtu duhet të kemi parasysh edhe rolin e Turqisë në varësi të marrëdhënieve tona me të. Ka interpretime të ndryshme se çfarë saktësisht do të ndodhë pas miratimit të këtij ndryshimi. Risia kryesore, si të thuash, është se ai u lejon vendeve që nuk duan të pranojnë emigrantë të paguajnë për këtë.
Mirëpo, kështu ka qenë edhe para këtyre ndryshimeve...
“Po, por nuk e di që është realizuar dhe dikush ka paguar. Në fakt, dallimi i madh në Bullgari daton që nga viti 2015, kur u diskutua për opsionin e ndarjes së kuotave të emigrantëve që hyjnë në vendet kufitare. Edhe atëherë lindi kjo temë se çfarë po bëjmë konkretisht me këto kuota dhe në çfarë gjendje do të jetë Bullgaria, sa do të marrë etj. Problemi kryesor me një marrëveshje të tillë është se në mënyrë që ju të keni një kuotë emigrantësh ose migrantë në Bullgari, ata duhet të duan të qëndrojnë këtu. Situata reale është se kohëzgjatja mesatare e kalimit të emigrantëve, pra qëndrimi i tyre në qendrat e refugjatëve, është nga 4 deri në 15 ditë. Problemi është se këta njerëz, të cilët kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Bullgari, thjesht vazhdojnë drejt Perëndimit. Ose përmes Serbisë, ose një përqindje shumë e vogël - përmes Rumanisë. Dhe nuk mund t'i detyrosh këta njerëz të qëndrojnë këtu. Ajo që ndodh është se ata ndalohen nga Policia e Kufirit apo e Sigurisë, i çojnë në qendrat e Drejtorisë së Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ata nga ana e tyre i çojnë në qendrat e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët dhe këta persona mbeten në qendra të llojit të hapur. Domethënë ata nuk janë në një qendër të mbyllur si p.sh. në Greqi dhe mund të largohen gjithmonë. Kur të gjejnë trafikantët e përshtatshëm, ata thjesht hipin në një makinë, autobus, kamion dhe largohen.”
Si do të ndikojë në buxhetin tonë, për shembull, refuzimi për të pranuar një emigrant nga një vend ku ka presion migrator dhe kjo na detyron të paguajmë 20 mijë euro refuzim për person, siç përcaktohet në ndryshime?
“Nuk kemi asnjë interes të hyjmë në një diskutim të tillë. Në fakt ne nuk kemi problem t’i pranojmë migrantët, problemi është se aktualisht ka disa qendra, të cilat mund të zhvillohen, por këta njerëz nuk do të mbeten këtu”. Nuk mund të ketë konkurrencë për shembull me Gjermaninë, Francën, Austrinë, ku ka burime shumë më të larta të ardhurash, përfitime sociale shumë më të mëdha. Dhe, sigurisht, migrantët në përqindjen e tyre të madhe thjesht shkojnë atje. Nëse shikoni të dhënat bullgare për vitin e kaluar - 2022, Agjencia Bullgare e Refugjatëve ka regjistruar rreth 20 mijë persona. Prej tyre, rreth 16 mijë u janë ndërprerë procedurat sepse thjesht janë larguar. Aktualisht ekziston një projekt pilot me BE-në për përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil dhe ai u jepet fjalë për fjalë në dy ditë, domethënë ose i refuzojnë kërkesat e tyre, ose i pranojnë. Por ajo që ndodh është se këta njerëz largohen në të njëjtën mënyrë - pavarësisht nëse marrin status ose njihen si refugjatë. Ka disa dallime - për shembull, emigrantët sirianë presin në Bullgari, zakonisht familjet e tyre, sepse e dinë se do t'u jepet statusi i refugjatit, por pastaj thjesht largohen.”
Në fund të fundit, ne jemi një kufi i jashtëm dhe nuk do ta përballojmë dot këtë presion të vetëm, sidomos sa u përket procedurave të azilit...
"Procedurat ndërpriten në masë. Nuk ka asgjë për të përpunuar kaq shumë, sepse ky person nuk pret që aplikimi i tij të shqyrtohet. Ai thjesht largohet. Gjëja e trishtueshme, problematike për ne është kjo - e shihni, vitin e kaluar kemi pasur një numër të madh incidentesh. Janë 5 policë të vrarë të cilët janë lidhur me ndjekje në qytete, në rrugët e vendit dhe ngjarje të tilla të rënda. Nuk e di se sa refugjatë kanë vdekur në të vërtetë. Kjo do të thotë se ka disa konflikte serioze - këto grupe për trafikim njerëzish nuk i nënshtrohen më policisë, ndryshe nga, për shembull, viti 2015. Ka një situatë mjaft të vështirë në vetë kufirin, brenda vendit gjatë lëvizjes së tyre. Më pas pasi këta persona ndalohen dhe transferohen në qendrat e refugjatëve, ata i lënë sërish. Ka raste që largohen disa herë nga qendrat. Në përgjithësi, nëse e ndalojnë personin në fjalë, ai mund të dënohet. Por kjo ndodh rrallë. Ajo që refugjati mesatar ka si strategji kur kalon nëpër Bullgari është se askush nuk do ta ndalojë me forcë në vend. Dhe për këtë arsye ai mendon se kalohet relativisht lehtë. Edhe nëse ndalohet në kufi apo brenda vendit, akomodohet në qendra të tipit të hapur dhe e di që nuk e ka problem t'i lërë.”
Deri në çfarë mase mund të zbatojmë bashkëpunimin tonë me vendet e treta për kthimin e migrantëve, që mund të mos jenë vendet e tyre të origjinës?
“Nuk mund ta imagjinoj saktësisht se si do të ndodhë. Ku do ta ktheni - në Pakistan apo diku në Afrikë? Kush është ky vend që do ta kërkojë?”
A ka një kontekst politik në të cilin janë miratuar këto ndryshime sipas jush?
“Ajo që realisht po ndodh aktualisht në BE, për mendimin tim, është ndryshimi i partive politike që i qeverisin vendet e ndryshme evropiane. Ka një valë partish të krahut të djathtë që fillojnë të dominojnë në BE dhe kjo ka filluar të ndryshojë qëndrimet ndaj migracionit. Mund të filloni nga Suedia dhe të shkoni në Itali. Së shpejti do të ketë zgjedhje në Spanjë ku e djathta ka gjasa të fitojë, e djathta ekstreme ka të ngjarë të ketë një prani të madhe. Greqia, e cila gjatë qeverisjes së majtë të Siriza të Tsipras ishte mjaft tolerante ndaj refugjatëve, u zëvendësua përfundimisht nga një qeveri e krahut të djathtë që ka një politikë shumë kufizuese për refugjatët dhe është kritikuar nga BE. Pra, ajo që po ndodh realisht në vendet e BE-së është se ka një lëvizje djathtas dhe ky qëndrim ndaj sjelljeve kufizuese të vendeve ndaj migrantëve të parregullt po përplaset gjithnjë e më seriozisht me administratën e BE-së, e cila përgjithësisht është e majta. Le ta themi kështu - qeveritë e krahut të djathtë fokusohen në sigurinë kombëtare, qeveritë e majta në të drejtat e njeriut.”
Më tepër liberalët…
“Më tepër po flasim për liberalët e majtë, sepse ka edhe liberalë të djathtë që janë mjaft ekstremë për sa i përket pranimit të refugjatëve. Duhet përfshirë këtu edhe qeveritë e krahut të majtë që janë detyruar t'u japin fund politikave të tyre të migracionit, si Suedia, për shembull, thjesht për shkak të kapacitetit për të integruar këto flukse të mëdha emigrantësh. Sepse një përqindje shumë e vogël e këtyre njerëzve janë në fakt refugjatë me rreziqe politike. Shumica dërrmuese - si e majta ashtu edhe e djathta e pranojnë këtë - janë emigrantë ekonomikë.”
Pritet që Parlamenti Evropian ta shpallë pozitën e tij për ndryshimet. A mendoni se ai do t'i miratonte ato?
“Mendoj se po kërkohet një zgjidhje, po bëhen përpjekje për kompromis. Por ka thjesht shumë kontradikta midis këtyre pikëpamjeve të majta dhe të djathta për migracionin në Evropë. Për shembull, pikëpamjet e majta-liberale janë si më poshtë - le të themi, një milion, një milion dhe diçka emigrantë që hyjnë në BE çdo vit. Kjo është 10 milionë në 10 vjet dhe nuk është problem për një komunitet të madh demografik siç është Bashkimi Evropian. Përveç kësaj, ai ka nevojë për fuqi punëtore, sepse ne kemi një popullsi të plakur. Kjo është ideja që ne duhet të kërkojmë një politikë më të butë imigracioni. Megjithatë, këtu ka probleme - vende si Suedia, le të themi, kanë pranuar emigrantë, por ata janë të përqendruar në qytetet e mëdha. Problemet sociale dhe kriminale fillojnë aty dhe përkatësisht partitë e djathta fillojnë të fitojnë. Nëse shikoni sondazhet e opinionit publik në Itali dhe Greqi, ata ishin shumë tolerantë ndaj refugjatëve që vinin. Kjo ndryshoi brenda 5-6 viteve. Ju vështirë se keni një vend në Evropë me qëndrime miqësore ndaj migrantëve që vijnë. Dhe problemi kryesor është se njerëzit që vijnë nuk janë punëtorë të kualifikuar dhe nuk janë njerëz të arsimuar. Dhe ka një problem të madh me integrimin e tyre. Po të shikosh emigrantët afganë që kalojnë nëpër Bullgari, ata janë në nivelin kognitiv të një fëmije 5-6 vjeç dhe janë mbi 20 vjeç. Nuk e njohin orën, nuk flenë dot në shtrat, në dhomat që i vendosin, flenë në dysheme dhe një cep e përdorin si tualet. Kjo do të thotë, se ju duhet të investoni burime të mëdha financiare për të ndryshuar sjelljen e tyre. Dhe me të moshuarit nuk mund ta bëni kurrë këtë. Domethënë, ju keni njerëz që nuk i shtojnë vlerë produktit tuaj kombëtar dhe duhet të hiqni vlerë nga buxheti juaj për t'i integruar të paktën minimalisht. Dhe ky është problemi i madh dhe përplasja që kemi me realitetin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mancheva
Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..