Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), kombëtarja bullgare e futbollit luajti një ndeshje të papritur të fortë në shtëpi kundër skuadrës serbe. Mysafirët u cilësuan si favorit në ndeshje. Bullgarët e humbën fitoren në sekondën e fundit duke fituar vetëm një pikë, pasi arritën rezultat baras 1:1. Golin e realizoi Kirill Despodov në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 6-të të kohës shtesë futbollisti serb Darko Lazovic shënoi golin e barazimit.
Bullgaria kundër Serbisë ishte ndeshja e tetë e Mladen Krastaic në krye të skuadrës që kur u emërua në korrik 2022. Në këto ndeshje Bullgaria ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Pas xhiros së radhës dhe rezultatit të ndeshjes Hungari – Lituani (2:0), hungarezët dhe serbët janë në krye të Grupit G të eliminatoreve për “Euro – 2024” me nga 7 pikë. Mali i Zi ka 4 pikë dhe Bullgaria është në vendin e 4 me 2 pikë. Lituanezët janë të fundit me vetëm 1 pikë.I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..