Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikojnë se Bullgaria do të hyjë në Shengen deri në fund të vitit

Foto: ЕPA/BGNES

Institucionet evropiane tashmë po përgatiten për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen që në vitin 2023. Hyrja e të dyja vendeve në zonën e udhëtimit të lirë mund të konsiderohet e sigurt, shkruan euractiv.bg, duke cituar burime diplomatike në Bruksel dhe Sofje. Kjo do të bëhet në dy faza - së pari për aeroportet nga tetori dhe në kufijtë tokësorë nga 1 janari 2024.

Pengesa më e madhe për hyrjen e Bullgarisë në Shengen ishte pozicioni i Holandës. Qeveria e Mark Rutte ka sinjalizuar se vlerëson shumë përpjekjet e Bullgarisë për reformën në drejtësi. Dera e Shengenit hapet edhe për shkak të zgjedhjes së një qeverie të rregullt pro-evropiane në Sofje, vë në dukje portali.

Kundërshtimet e Austrisë për zgjerimin e Shengenit në sfondin e krizës së refugjatëve nuk janë zhdukur, por pritshmëria është që Vjena të mos i ndalojë më dy vendet e Ballkanit nëse mbetet i vetmi vend në BE që është kundër pranimit të tyre, shton euractiv.bg.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo 20 minuta raportohet një zjarr i ri në vend

Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..

botuar më 24-07-19 9.39.PD

Parashikimi i motit për 19 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..

botuar më 24-07-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë

Kreu i shtetit Rumen Radev tha se të premten në mëngjes do ta shpallë vendimin e tij se kur do të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Sipas Radevit, sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë dhe "rruga për ta rikthyer atë është..

botuar më 24-07-18 6.14.MD