Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB-it dënoi sjelljen e partisë “Vëzrazhdane”

Bojko Borisov.
Foto: BGNES

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, dënoi kategorikisht agresionin e partisë "Vëzrazhdane" ndaj njerëzve që mendojnë në një mënyrë të ndryshme, provokimet e tyre dhe gjuhën e urrejtjes. Në parlament ai deklaroi: "Ne jemi kundër asaj që po ndodh në Varna, në Sofje, veçanërisht agresionit, rrahjeve. Ka mjaft tekste në Kodin Penal ku mund të dënohet huliganizmi dhe çdo manifestim i tillë".

Para gazetarëve ai shtoi se dëshiron të harrojë shpejt takimin e fundit të kryesisë me koalicionin bashkëqeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas tij, ai ka krijuar vetëm një vijë tjetër ndarëse. Bojko Borisov mendon se mbledhjet e lidershipit janë të tilla kur aty nuk mblidhen 10-15 veta. "Aty nuk vendoset asgjë. Pasi fola mbrëmë mbeta shumë i befasuar. Për dy orë biseduam se si ta bëjmë qeverinë të funksionojë më mirë". Në takim duhej të saktësohej dokumenti për riafirmimin e mbështetjes për qeverinë.

Ndërkohë ditën e martë u bë e qartë se Prokuroria e Qytetit të Sofjes fillon kontrollime, pas një postimi të liderit të partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov në rrjetet sociale. Kryeministri Nikollaj Denkov dënoi sjelljen e Kostadinov dhe i bëri thirrje partisë "Vëzrazhdane" që t'i kthehet veprimeve që përputhen me ligjet e vendit. “Në muajin e fundit shohim një aktivizim të vazhdueshëm të këtij agresioni, përfshirë edhe postimet publike të kreut të partisë “Vëzrazhdane”, duke përfshirë edhe thirrjet për të ushtruar dhunë... Fatkeqësisht, historia e njerëzimit e di këtë. Problemet e mëdha fillojnë me aksionet e vogla të këtij lloji”, tha Denkov. Si kundërpërgjigje, kreu i “Vazrazhdane” akuzoi pushtetarët se po zbatojnë “udhëzimet e ambasadës amerikane”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 8°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 23 dhe 28°, në kryeqytet deri në 22°. Nga perëndimi drejt lindjes do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në..

botuar më 24-10-08 7.40.MD
Cvetozar Tomov

719 qendra votimi në 57 shtete për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit

Sot skadon afati për formimin e seksioneve zgjedhore me urdhër të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në mbarë botën dhe ky afat do të respektohet, theksoi në një konferencë për shtypin Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 719..

botuar më 24-10-08 4.26.MD
Ljudmilla Petkova

Struktura e kredisë së ardhshme për Ukrainën duhet ta lejojë atë ta përdorë atë sipas nevojave të saj

Në takimin e rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) në Luksemburg, Bullgarinë e përfaqësoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e financave, Ljudmilla Petkova. Ndër temat e diskutuara ishin pasojat..

botuar më 24-10-08 4.17.MD