Pas një takimi të deputetëve të GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u vendos që të krijohet një komision i ri për ndryshimet kushtetuese. Deputeti nga radhët e DPS-së, Deljan Peevski, tha se nuk do të anëtarësohet në komision dhe se ai do të përbëhet vetëm nga ekspertë të ngushtë. Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike (DB) Hristo Ivanov tha se po del marrëveshje për 3 ndryshime - kufizim i pushtetit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshime në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe ndryshim i mandatit të kabinetit zyrtar.
Pas takimit, kreu i DPS-së Mustava Karadajë tha se dënojnë thirrjet për dhunë nga partia “Vëzrazhdane”, por u bëri thirrje të gjithë atyre që dënojnë aktet e agresionit dhe urrejtjes në shoqëri që të jenë konsistentë dhe kategorikë kur shfaqet agresion në emër të tyre ndaj DPS-së, myslimanëve dhe pakicave të tjera.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..