Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Moskë, Angell Grigorov.
“Ju lutemi mos harroni se që nga fillimi i operacionit special ushtarak, ka pasur fakte të shumta kur njësitë ushtarake ukrainase kanë vendosur pajisje të rënda në oborret e ndërtesave të banimit, në territorin e shkollave dhe madje edhe në lokale”, tha Lavrov. I pyetur nëse mund të konfirmonte të dhënat zyrtare të OKB-së për numrin e viktimave civile në Ukrainë, Lavrov u përgjigj: "Nuk kam informacion se nga i merr OKB-ja informacionin e saj. Neve nuk na kanë bërë pyetje të tilla." Sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus është 9083.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..