Bullgaria zë vendin e 30-të midis 163 vendeve në edicionin e ri të renditjes për vendet më paqësore dhe të sigurta - Indeksi Global i Paqes (GPI). Renditja është bazuar në 24 tregues, si niveli i konflikteve, agresioni, pasiguria, rreziqet, krimi, militarizimi. Në listë, Bullgaria ia kalon vendet si Turqia, Serbia, Franca, Spanja, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Vendet më paqësore në botë janë Islanda, Danimarka, Irlanda, Zelanda e Re dhe Austria, dhe më të rrezikshmet - Afganistani, Jemeni, Siria, Rusia dhe Ukraina.
Krahasuar me vitin 2022, Bullgaria humbet 5 vende për shkak të treguesve të stabilitetit politik dhe marrëdhënieve me vendet fqinje, duke marrë parasysh mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit.
Gjithsej 91 vende në 2023 janë përfshirë në disa konflikte të jashtme, në 2008 ato kanë qenë 58.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..