Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denkov për Sky News: Kontratat janë të rëndësishme, por suksesi në fushën e betejës është më i rëndësishëm

| rinovuar më 23-07-11 6.15.MD
Foto: pamje nga ekrani

Dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë është një çështje e ndjeshme nga pikëpamja politike, tha kryeministri NikollajDenkov në një intervistë me televizionin Sky News. Ndër të tjerët ai theksoi: “Ne jemi në një luftë në shkallë të gjerë. Kur keni një luftë, kontratat janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushën e betejës”. Sipas tij, shumë vende kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, por SHBA dhe Rusia jo. “Fakti që Rusia nuk e nënshkroi do të thotë se ajo pranon që këto municione mund të përdoren. Nëse i përdorin, është normale të pritet që edhe pala tjetër t’i përdorë”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA.

SHBA njoftoi së fundmi se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese. Bullgaria është në mesin e mbi 100 vendeve që e nënshkruan Konventën e Oslos për ndalimin e këtij lloji të armëve. Këto municione shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë copëza të vogla shpërthyese, duke goditur kështu objektivat në një zonë të madhe. Shfrytëzimi i tyre është i diskutueshëm kryesisht për faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre bien në tokë pa shpërthyer dhe kështu përbëjnë një kërcënim për popullatën civile për shumë vite pas përfundimit të një konflikti.

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova e quajti shqetësues faktin që kryeministri NikollajDenkov mbështet ofrimin e bombave thërrmuese nga SHBA për Ukrainën, njoftoi reporterja e BNR, Cvetelina Stojanova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bullgaria këmbëngul për barazinë e pagimeve bujqësore në BE

Në Këshillin për Bujqësi dhe Peshkim në Luksemburg, Bullgaria dhe 26 vendet e tjera të BE-së mbështetën kërkesën që Politika e Përbashkët Bujqësore e ardhshme pas vitit 2027 të zgjidhë çështjen e shpërndarjes së drejtë të pagesave në këtë sektor...

botuar më 24-10-23 10.02.PD

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2024

Paraditen e së mërkurës rreth pellgjeve ujore dhe ultësirave do të ketë mjegull, ndërsa në luginat do të formohet ngrica. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 6°, në Sofje 1°...

botuar më 24-10-22 7.35.MD

Zbuluan një grup që ka prodhuar kartëmonedha të falsifikuara të cilësisë së lartë, të cilat kanë kaluar edhe përmes ATM-ve

Pas shumë vitesh punë, Drejtoria e Përgjithshme “Lufta kundër Krimit të Organizuar” ka zbardhur një grup kriminal në qytetin e Shumenit(Bullgaria Verilindore) që ka prodhuar kartëmonedha false, bëri të ditur në një konferencë komisari Bojan Radev,..

botuar më 24-10-22 5.41.MD