Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistë nga Tirana morën pjesë në premierën e “Aida” në Varna

Foto: ATSH/BTA

Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.

Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".

Më shumë nga rubrika

Darija Stojanova

Një vajzë bullgare është pjesë e treshes ballkanike në Festivalin e Këngës për Fëmijë "Monedha e Artë" në Bolonja

Nga data 1 deri më 3 dhjetor, në Bolonja të Italisë mbahet edicioni i 66-të i një prej festivaleve më të njohura të muzikës për fëmijë "Monedha e Artë". Në të prezantohen fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, të cilët na zhytin në një botë më të mirë dhe më..

botuar më 23-12-01 10.15.PD

Me këngën "Marr frymë" Dara Ekimova nis punën për një album të ri

Këngëtarja e re Dara Ekimova pak kohë më parë prezantoi këngën e parë për albumin e saj të ardhshëm. Këngën e titulluar "Marr frymë" ajo e krijoi në bashkëpunim me producentin rumun Cristian Pistol (Mr. Gun). Dara Ekimova prezanton versionin..

botuar më 23-12-01 8.20.PD

"Nëse nesër nuk ka sot"

Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop bullgare - Miro dhe Maria Ilieva - regjistruan këngën e tyre të parë së bashku, të titulluar "Nëse nesër nuk ka sot". Të dy thonë se krijimi i saj ka ndodhur krejt natyrshëm dhe në vetëm pak ditë. Dëshira e..

botuar më 23-11-29 8.40.PD