Kamping në Plovdiv? Ndoshta ju tingëllon e çuditshme, por qyteti antik në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme ofron këtë mundësi për kureshtarët të njohin trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të kësaj krahine. Megjithatë, surprizat për ta nuk mbarojnë me kaq, pasi kampingu menaxhohet tërësisht online, pa pasur nevojë për staf. Aksesi në të gjitha zonat me pagesë realizohet pas skanimit të një kodi QR. Rezervimi dhe pagesa behet online, dhe energjia elektrike, uji dhe rryma e përdorur gjate qëndrimit paguhen sipas sasisë se konsumuar.
“Gjëja interesante është se 90 për qind e bullgarëve janë të kënaqur me teknologjinë, ndërsa 70 për qind e të huajve të moshuar janë të indinjuar”, thotë pronari Anton Kjosev, duke shpjeguar se mysafirët e tyre nga jashtë preferojnë të komunikojnë me një staf. Ata duan që dikush t’i takojë, t’u shpjegojë, nuk duan t’i lexojnë të gjitha rregullat.
Mysafirët mund të zgjedhin midis tre llojeve të akomodimit - në zonën e kampingut, nështëpitë e quajtura “glamping”, të cilat janë tenda të mobiluara në mënyrë luksoze ose në një motel.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: camping.bg
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...