Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetare e Radio Bullgarisë – hero në një film për bullgarët në Shqipëri

6
Bojko Vasilev dhe Kostandina Bello në BNR
Foto: Krasimir Martinov

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë. 

Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 3 mars 2025

Sot Bullgaria kremton festën e saj kombëtare – 3 marsin. Në fillim të programit tonë do t’ju tregojmë për historinë e 3 marsit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për Monumentin e Mbretit-Çlirimtar në qendër të Sofjes. Në rubrikën “Kënga e Ditës” mund të..

botuar më 25-03-03 8.00.PD

Bullgaria sot – 28 shkurt 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni duetin vokal LATIDA dhe kengen e tyre më të re. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:35- Lajme  10:47- Kënga e ditës

botuar më 25-02-28 3.00.MD

Bullgaria sot – 27 shkurt 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “O moj rini e shkretë“ nga Desi Dobreva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:37 - Lajme 11:27 - Kënga e ditës

botuar më 25-02-27 3.00.MD