Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetare e Radio Bullgarisë – hero në një film për bullgarët në Shqipëri

6
Bojko Vasilev dhe Kostandina Bello në BNR
Foto: Krasimir Martinov

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë. 

Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 25 korrik 2024

Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari do t’ju tregojmë për kriteret që duhet të plotësoni për të marrë leje qëndrimi dhe pune në Bullgari. Pas kësaj do t’ju..

botuar më 24-07-25 3.00.MD

Bullgaria sot - 24 korrik 2024

Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari do t’ju tregojmë për Rotën 4093. Pas kësaj do t’ju flasim për problematikat e gazetarisë tradicionale në vendin tonë e cila duket se..

botuar më 24-07-24 3.00.MD

Bullgaria sot – 23 korrik 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri” me psikologen Dimitrina Prodanova do të flasim për problemet e fëmijëve bullgarë. Në “Këngën e ditës” do t’ju prezantojmë albumin debutues..

botuar më 24-07-23 3.00.MD