Bullgaria vazhdoi paraqitjen e saj të shkëlqyeshëm në Kampionatin Botëror të Volejbollit për vajza deri në 19 vjeç, i cili po mbahet në Kroaci dhe Hungari. Skuadra e drejtuar nga Borisllav Kraçanov arriti fitoren e pestë radhazi në Seged dhe në ndeshjen e katërt nuk i dha asnjë lojë kundërshtarit. Bullgaret mposhtën me rezultatin bindës 3:0 (25:17, 25:19, 25:18) hungarezet në ndeshjen e parë eliminatore dhe siguruan pjesëmarrjen në çerekfinale.
8 gushti është ditë pushimi në kampionat. Më 9 gusht në qytetin kroat Osieka nisin ndeshjet çerekfinale ku skuadra bullgare përballet me skuadrën turke. Fituesi i çiftit vazhdon në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e çerekfinales tjetër, e cila do të jetë midis ekipeve të Japonisë ose Tajlandës.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..