Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023.
Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive muzikore dhe kulturore. Qëllimi është ruajtja dhe hapja e monumentit “Buzlluxha” si vend i artit, kulturës dhe historisë. Ai nuk është i lidhur politikisht dhe nuk synon restaurimin e plotë të monumentit, por konservimin dhe ripërdorimin për qëllime edukative dhe turistike.
Të tre skenat quhen Kryesore, Monumentale dhe Pyjore.
Skena Kryesore në lëndinën përballë vilës malore Buzlluxha do të ofrojë rok, hip-hop dhe RnB me shfaqje nga katër grupe çdo natë. Titullarët janë grupet “Ostava”, “Kerana dhe kozmonautët” dhe SO CALLED CREW.
Në Skenën Monumentale përballë monumentit emblematik të kohës socialiste, do të tingëllojë muzikë elektro, tekno dhe house. Këtë vit, Skena Monumentale po pasurohet dhe përveç DJ-ve vendas, të ftuar do të jenë edhe pesë artistë ndërkombëtarë.
Skena në Pyll hapet në orën 22:00 dhe do të argëtojë vizitorët deri në mëngjes.
Të tri netët monumenti do të ndriçohet nga video-mapping e parë 3D e Buzlluxhës.
Gjatë ditës do të ketë një program aktivitetesh shumëngjyrëshe për të kënaqur çdo interes: leksione, eksperienca, sporte, punëtori, ekspozita, kinema dhe një program për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotos: Buzludzha ProjectPër Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..