Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo gjë bullgare është shumë e gjallë dhe emocionuese në sytë e fëmijëve që kthehen nga jashtë

"Vera ime bullgare" – pushime me një kauzë

13
Foto: „Vera ime bullgare”

Çdo vit, gjatë pushimeve verore, fëmijët e familjeve bullgare që jetojnë jashtë kthehen në Bullgari.Shpesh, shumë prej tyre e kuptojnë vështirë, madje nuk e flasin aspak bullgarishten. Në shumë raste, familjet e tyre janë të llojit të përzier, ku flitet një gjuhë e ndryshme nga bullgarishtja, shpesh ata nuk kanë qasje në një shkollë bullgare. Për ta, Bullgaria është vendi i preferuar ku ndihen të lumtur dhe të relaksuar, por vijnë vetëm gjatë pushimeve verore të prindërve.


Dhe pushimet lidhen me kohën më të këndshme për fëmijët – takimet me gjyshërit, udhëtimet nëpër vend dhe mbi të gjitha pushimet në det. Për t’i bërë këto pushime të bullgarëve edhe më të frytshme dhe emocionuese, një grup entuziastësh krijuan një kamp-shkollë speciale "Vera ime bullgare". Ai përfshin idenë e të mësuarit përmes përvojës, që do të thotë se fëmijët vizitojnë pamjet natyrore dhe kulturore në vendin tonë, prekin traditat dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, futen në një mjedis ku bëhen miqësi dhe flitet vetëm bullgarisht.

Irena Necova dhe Elena Pavllova – krijueset e projektit „Vera ime bullgare”
"Ne nuk e dimë nëse ndonjë nga këta fëmijë të bullgarëve jashtë vendit do të zgjedhë një ditë të kthehet në Bullgari," thotë Elena Pavllova, organizatore e nismës. Por është vërtetuar, vazhdon ajo, se gjuha amtare formon inteligjencën e një fëmije të vogël, ndaj është e rëndësishme që fëmijët të flasin fillimisht gjuhën e tyre amtare dhe ta ruajnë atë. “Edhe në Austri kjo është bërë politikë shtetërore – tregon Elena një shembull nga praktika e saj jashtë vendit. “Atje besohet se vetëm fëmijët që zotërojnë mirë një gjuhë kryesore amtare mund të zotërojnë edhe gjuhë të tjera, të integrohen dhe mbi këtë bazë të zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale në të ardhmen”.

Ky është qëllimi i madh i Elena Pavllovës – të bëjë më shumë bullgarë të dashurohen me gjuhën bullgare dhe të inkurajojë prindërit e tyre që të flasin me ta në bullgarisht. Dhe "Vera ime bullgare" ka gjithashtu një program të pasur argëtues. Në radhë të parë është festa në bregun bullgar të Detit të Zi, ku përveç kontaktit me natyrën, ka edhe shumë mundësi për të takuar fëmijë nga Bullgaria.


“Gjithçka nisi për shkak të fëmijëve të mi – na tregon bullgarja që jeton në Austri dhe shpjegon: – Duke qenë se ata kanë lindur jashtë dhe janë rritur atje, kam pasur një dëshirë të madhe që të ruaj lidhjen e tyre me Bullgarinë në çdo mënyrë. Doja që ajo të ishte emocionale, por edhe të njiheshin me jetën, historinë, natyrën në vendin tim. Kjo duket të jetë një detyrë e vështirë për shumë prindër në të njëjtën situatë.

Shumë nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit kanë një dëshirë të madhe, por nuk kanë mundësi t’i ruajnë këto marrëdhënie me Bullgarinë. Kjo mbetet një ëndërr e parealizuar. Dhe pikërisht kjo nevojë lindi idenë e organizimit të kampeve për fëmijët e bullgarëve jashtë vendit. Roli i nënës është më i madh në transmetimin e gjuhës amtare në familje. Për këtë një javë, ndërsa zgjat "Vera ime bullgare", nuk mund t'i mësojmë fëmijët të flasin bullgarisht nëse prindërit e tyre nuk e bëjnë këtë në shtëpi. Ne nuk mund të mbulojmë as ndonjë nivel të aftësisë gjuhësore, por synojmë të sigurojmë një përvojë gjithëpërfshirëse. Përpiqem të përfshij biseda për traditat tona, zanatet, natyrën e vendit, malet, etj. Sepse të gjithë e dimë se atë që prekim, ndajmë me miqtë, na mbetet si një kujtim i përjetshëm që nga fëmijëria. Kjo është ideja kryesore e aktiviteteve – të ndërtohet një lidhje emocionale me Bullgarinë dhe me bullgarët, pavarësisht nëse ata jetojnë në vend apo mblidhen për të kaluar pushimet në verë duke ardhur nga vende të ndryshme."


Javët e gjuhës dhe kulturës "Vera ime bullgare" organizohen për të tretin vit radhazi tërësisht sipas parimit vullnetar. Programi, i përgatitur nga Elena Pavllova dhe bashkëpunëtorët e saj, përfshin dy vizita me grupe fëmijësh në qytetin e Obzorit dhe një javë me një grup fëmijësh në Muzeun Etnografik të hapur "Etëra" afër Gabrovos.


Deri më tani, vetëm përmes publicitetit në rrjetet sociale, udhëtimet verore të fëmijëve kanë përfshirë fëmijë nga SHBA, Franca, Finlanda, Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Për programin janë të interesuar edhe familje nga Anglia dhe Izraeli – thotë Elena Pavllova:


“Për shembull, një moment i rëndësishëm i këtij viti në program (gjatë vizitës në Gabrovo dhe “Etëra”) ishte se kontaktuam shkollën për rikrijimin e arteve marciale protobullgare “Kalorësi i Madarës”, të cilët na pritën shumë mirë dhe mbajtën një mësim të shkurtër demonstrues për gjuajtjen me hark dhe për teknikat e tjera luftarake në trojet tona. Vizitojmë Muzeun Etnografik të Gabrovos dhe Etëra, sepse mundësitë për të mësuar gjëra të reja atje janë të mëdha. Përpiqem t'u përcjell fëmijëve rëndësinë e madhe që ka edukimi në ndërtimin e një personi dhe një kombi – diçka që ne harrojmë t'i japim rëndësi në ditët e sotme".


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: „Vera ime bullgare”





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD