Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Aty ku mali Stranxha takohet me detin" - Carevo promovon bukuritë e veta

Foto: tsarevo.org

Një video e re hedh një vështrim në kulturën dhe historinë e vendbanimeve në rajonin e Carevos dhe na fton të vizitojmë vendin “ku mali Stranxha takohet me detin, por edhe ku historia ka lënë gjurmët e saj të pasura”, mësojmë nga faqja në Facebook е komunës së Carevos.

Klipi reklamues paraqet kishat e vjetra ortodokse, traditat folklorike, zakonin autentik të nestinarëve, festat dhe gjellët kulinare në këtë pjesë të bregdetit tonë jugor të Detit të Zi. “Sepse në Carevonjerëzit nuk vijnë vetëm për të pushuar, por për t'u zhytur në histori, për t'u ndjerë vërtet të gjallë!”, thuhet në postim.

Shikoni videon:

Videoja e re tashmë po shpërndahet nga qindra përdorues, pasi para pak kohe u publikua një tjetër video promocionale për komunën, e cila u bë sensacion i vërtetë me mbi 200 mijë shikime në vetëm pak ditë. Pika kryesore e videos është ndërveprimi midis malit Stranxha dhe Detit të Zi dhe paraqet natyrën magjepsëse me të cilën është i pasur ky cep i Bullgarisë.

Qyteti i Carevo ndodhet në tre gjire piktoreske me brigje të thepisura shkëmbore, plazhe të pastra dhe një park të madh buzë detit.

Kushtet e mrekullueshme për pushim e bëjnë atë një nga destinacionet më të njohura për pushime detare në Bullgari. Dhe fshatrat afër Stranxhës garantojnë freski dhe takim me natyrën e bukur, si dhe një kalendar të pasur kulturor.

Shikoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto dhe video: tsarevo.org





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD