Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët, ndërsa të enjten do të kemi mot me diell. Do të ketë rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave kryesisht në pjesën jugore të Bullgarisë dhe vende-vende do të bjerë shi, kryesisht i dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në pjesën juglindore të vendit - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje 25°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në bregdetin jugor, por vetëm në vende të izoluara pasdite do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 25°- 27°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në disa vende në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..