Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët, ndërsa të enjten do të kemi mot me diell. Do të ketë rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave kryesisht në pjesën jugore të Bullgarisë dhe vende-vende do të bjerë shi, kryesisht i dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në pjesën juglindore të vendit - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje 25°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në bregdetin jugor, por vetëm në vende të izoluara pasdite do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 25°- 27°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në disa vende në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..