Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët, ndërsa të enjten do të kemi mot me diell. Do të ketë rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave kryesisht në pjesën jugore të Bullgarisë dhe vende-vende do të bjerë shi, kryesisht i dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në pjesën juglindore të vendit - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje 25°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në bregdetin jugor, por vetëm në vende të izoluara pasdite do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 25°- 27°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në disa vende në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..