Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosLideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..