12% është rritja e numrit të turistëve nga janari deri më 20 gusht në komunat që ofrojnë turizëm spa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Këtë e bëri të ditur në Pamporovo zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva në hapjen e Kongresit të 10-të të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit SPA.
Mbi 730 000 regjistrime turistike u raportuan në Velingrad, Hisarja, Sandanski, Trojan, Pavell Banja, Razllog, Gërmen, Devin, Kjustendill dhe Vërshec. Prej tyre, 680 mijë kanë qenë vizita të turistëve bullgarë, të cilat shënuan një rritje prej 11%. Rritje ka edhe të numrit të turistëve të huaj. Ka interes për resortet minerale bullgare nga turistët e Maqedonisë së Veriut, Izraelit, Rumanisë, Greqisë dhe Serbisë. Po bëhen përpjekje për të tërhequr turistët gjermanë.
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..