Formacioni Vokal Teatror i Fëmijëve “Tallasëmçe”, mbrëmjen e 13 shtatorit do ta hapë sezonin kulturor të vjeshtës me një koncert në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Nju Jork. Organizimin e përgjithshëm të vizitës së formacionit të fëmijëve nga Bullgaria në SHBA e mori përsipër Shkolla Bullgare “Gergana” në Nju Jork. Këngëtarët e vegjël do të prezantojnë shfaqjen “Tri Zanat dhe Bukuroshja e Fjetur” – një përshtatje skenike e përrallës së shkrimtarit Sharll Pero. Leximi modern i tekstit është vepër e Teodora Popovës. Autor i muzikës është Dimitër Kostancaliev – dirigjent, mësues vokal dhe kompozitor. Ai e themeloi Formacionin Vokal Teatror të Fëmijëve “Tallasëmçe” në vitin 1992.
Që atëherë, më shumë se 300 fëmijë në moshë nga 4 deri në 18 vjeç gëzuan privilegjin të jenë pjesë e Formacionit.
Për tri dekada, formacioni incizoi 11 albume solo dhe 6 kolektive, prezantoi 16 shfaqje muzikore-teatrore, kishte paraqitje të shumta skenike brenda dhe jashtë vendit, fitoi çmime të para dhe Grand Prix në një sërë vendesh.Përveç këngëve për fëmijë të kompozitorëve bullgarë dhe muzikës bashkëkohore pop, repertori i grupit përfshin gjithashtu këngë kishtare-sllave, këngë klasike dhe popullore.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot: Facebook /talasumche
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..