Nëndëspresidentja Ilijana Jotova siguroi bullgarët nga rajoni Golloborda në Shqipëri se mund të shpresojnë gjithmonë në mbështetjen e shtetit bullgar. Vizita e nënpresidentes në Shqipëri nisi me një takim me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare atje. Bullgarët kërkuan ndihmë për zgjidhjen e problemit me infrastrukturën e keqe në zonë dhe theksuan nevojën për rrugë të reja. Jotova premtoi se do ta ngrinte këtë çështje në takimet e saj me autoritetet në Tiranë.
Bullgarët nga fshati shqiptar Ostreni i Madh në rajonin e Gollobordës e pritën nënpresidentenen Ilijana Jotova me bukë e kripë, muzikë popullore dhe valle. Zonja Jotova vizitoi shkollën e fshatit, ku një sallë kompjuteri u pajis me para nga Bullgaria. Jotova dhuroi alfabetin bullgar dhe tabelat magnetike për nxënësit më të vegjël.
Vizita e nënpresidentes bullgare është në prag të regjistrimit të popullsisë në vend, i cili po mbahet për herë të parë pasi Tirana njohu bullgarët si minoritet. “Minoriteti bullgar është ura natyrore mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Një komb është më i fortë kur vlerëson bashkësitë e tjera etnike me të cilat jeton në të njëjtin vend”, theksoi nënpresidentja.
Më vonë, Ilijana Jotova u takua me presidentin shqiptar Bajram Begaj. Të dy diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Sofjes dhe Tiranës. Nënpresidentja i dhuroi kreut të shtetit skulpturën e bronztë “Fitorja” dhe librin “Bullgarët në Shqipëri” të autorit Spas Tashev. Nga ana e vet Bajram Begaj i dhuroi Ilijana Jotovës një skulpturë bakri që paraqet kryeqytetin shqiptar.
Në lidhje me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri, nënpresidentja bullgare tha se procesi duhet të jetë transparent dhe se duhet t'u sigurohen të gjitha kushtet që njerëzit të tregojnë lirshëm origjinën dhe përkatësinë e tyre.
“Për rrugën e suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të jashtëzakonshme respektimi i të drejtave të minoriteteve, sigurimi i kushteve për mësimin e gjuhës amtare, ruajtja e traditave, zakoneve, për të pasur të gjitha të drejtat siç kanë të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë”, theksoi Ilijana Jotova.
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..