Më 16 shtator, për të dytin vit radhazi, qytetarët e Ruses do të mund të marrin pjesë në festën e çokollatës – Festivali i Tortës Garash.
Të ftuarit e eventit do të kenë mundësinë të përjetojnë personalisht emocionin dhe të transferohen në atmosferën e kohës së Kosta Garashit – krijuesit të recetës së brumit me të njëjtin emër. Do të zhvillohen konkurset, gara, punëtori kuzhine dhe demonstrime për fëmijë dhe të rritur.
Festivali i Tortës së Garashit përkon me shfaqjet e klubeve sportive nga disa vende evropiane në kuadër të projektit “Sports for Green Deal”, i cili realizohet në kuadër të programit Erasmus+Sport. Në këtë drejtim, ngjarja do të mbledhë edhe më shumë vizitorë dhe do të bëhet një festë e dyfishtë për qytetin.
Komuna e Ruses kërkon që Festivali i Tortës së Garashit të bëhet një ngjarje e përvitshme dhe tematike për rajonin.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjatë fundjavës, 9 dhe 10 dhjetor, atmosfera kreative dhe bukuria takohen në pazarin e Arteve dhe Artizanatit. Mikëpritësi është Grand Hotel Sofia i kryeqytetit, ku vizitorët jo vetëm që do të mund të blejnë dhurata të bukura, por edhe të vizatojnë vetë..
Norvegjia nuk është ndër vendet që tërheqin emigrantë masivë nga Bullgaria. Megjithatë, rreth 6000 shtetas të regjistruar në ambasadën bullgare në kryeqytetin norvegjez Oslo janë shtetas bullgarë. Shumica e bashkatdhetarëve tanë në Norvegji janë të..
Më shumë se ¼ e prerjeve në Bullgari, ose 1.7 milion metra kub, janë jashtë fushëveprimit të ligjit, sipas një raporti të Organizata për Mbrojtjen e Natyrës WWF. Sipas një studimi që bëhet çdo 4 vjet, prerjet e paligjshme sjellin të ardhura të..
Gjatë fundjavës, 9 dhe 10 dhjetor, atmosfera kreative dhe bukuria takohen në pazarin e Arteve dhe Artizanatit. Mikëpritësi është Grand Hotel Sofia i..