Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 17 shtator respektojmë dëshmoret e shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria

Foto: arkiv

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare adhuron Martiret e Shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. Bashkë me bijat e saj ajo jetonte në Romë. Gjatë jetës Sofia e justifikoi plotësisht emrin e saj, që do të thotë “urtësi”. Si grua dhe më vonë si e ve, ajo jetonte sipas rregullave të krishterë, të mbushur me paqe, pastërti, butësi, nënshtrim ndaj vullnetit të Zotit. Sipas mundësive të saj, ajo jepte lëmoshë vazhdimisht. Jeta e saj ishte një sërë veprash të mira.

Ajo edukonte edhe të tre vajzat e saj në virtytet e krishterimit. Sofia u përpoq që vajzat e saj të tregojnë në jetën e tyre ato virtyte me emrat e të cilave quheshin - Besa, Shpresa dhe Dashuria.

Dhe kisha kjo ditë u jep nderim virtyteve që na mbështesin - urtësisë, besimit, shpresës dhe dashurisë. Urtësia di, sheh dhe ndihmon. Ajo e merr forcën e saj nga besimi, shpresa dhe dashuria dhe ia jep botës.

Nënadhe tre vajzat e saj nuk e fshehën besimin e tyre në Krisht.E shpifur për fenë e tyre të krishtere, nëna dhe vajzat e saj të mitura u sollën para perandorit Adrian. Ai deshi që ato t’i bëjnë fli perëndeshës Artemis, por ato refuzuan. Prandaj perandori i nënshtroi në tortura, por tre vajzat nuk hoqën dorë nga feja e tyre dhe vdiqën si dëshmore.

Nëna Sofia kaloi tre ditë në varrin e vajzave të saj. Ajo iu lut me zjarr Zotit. Në një gjendje të tillë, ajo ia dha shpirtin Shpëtimtarit, e bindur se do të shkonte te vajzat e saj.

Të krishterë varrosën nënën e shenjtë me vajzat e saj. Kjo ndodhi në vitin 126.

Kisha e Krishtit e nderon edhe Shën Sofinë si martire, sepse si nënë përjetoi me zemër torturat e tmerrshme për Krishtin e vajzave të saj të dashura.

Lipsanet e dëshmoreve të shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria pushojnë që nga viti 777 në Alsace të Francës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë bashkë-apostujt e shenjtë Konstantin dhe Elena

Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..

botuar më 24-05-21 5.25.PD

Ekspozitë me rastin e 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" në galerinë e hapur përballë Teatrit Kombëtar

Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..

botuar më 24-05-20 11.39.PD

Kremtojmë Të Dielën e Thomait

Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, i quajtur Thomai jobesimtar, sepse ai dyshoi në Ringjalljen ...

botuar më 24-05-12 12.00.MD