Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dron me bombë u zbulua pranë bregut verior të Detit të Zi afër Tjulenovos

| rinovuar më 23-09-18 12.16.MD
Foto: programi Horizont, BNR

Një dron u zbulua në shkëmbinjtë afër fshatit Tjulenovo.  Ai u gjet në breg të detit nga fshatarët. Ata bënë kallëzim më 17 shtator, pas orës 21:00 në numrin e urgjencës 112. Më pas, policia e rrethoi zonën. 

Nuk është e qartë se si pajisja është gjendur në breg - nëse ka rënë nga ajri apo është hedhur nga rryma. Ajo mund të jetë larguar nga veprimet luftarake në Ukrainë.

Një ekip detar ushtarak neutralizoi municionin me një shpërthim të kontrolluar në vend. Kryetari i komunës së Shabllës, Marijan Zheçev, u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të organizojnë monitorime më të shpeshta për zbulimin me kohë të objekteve të tilla.

Një minë u asgjësua 200 metra larg bregut përballë fshatit Tjulenovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari po bie

Shumica e bullgarëve refuzojnë të votojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për aktivitetin e bullgarëve për tre vjet. Për shembull, në votimin e 4 prillit 2021, votuesit ishin 50,61%, tre muaj më vonë, më 11..

botuar më 24-08-31 3.50.MD

Në Vidin po i japin start rrugës më të gjatë të biçikletave në vendin tonë

Njëqind çiklistë nga pesë shtete do të nisin mëngjesin e sotëm nga Vidini në rrugën më të gjatë të çiklizmit në vendin tonë. Edicioni i njëmbëdhjetë i aventurës sportive shumëditore këtë vit quhet "Danubi Ultra: Niveli tjetër 2024". “Më së..

botuar më 24-08-31 5.05.PD

Parashikimi i motit për 31 gushtin

Ditën e shtunë pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat..

botuar më 24-08-30 7.40.MD