Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sot – 22 shtator 2023

Për të gjithë bullgarët, kudo në botë, 22 shtatori është një ditë feste.

Më 22 shtator Bullgaria shënon 115 vjet nga ajo ditë e shënuar e vitit 1908, kur Mbreti Ferdinan e shpalli Pavarësinë e saj.

Njohja e Pavarësisë së Bullgarisë ishte një proces i gjatë, për të cilin po punojnë të gjitha qeveritë e Bullgarisë së pasçlirimit. Pas bisedimeve të vështira, më 6 prill të vitit 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë. Kështu shteti ynë u bë shtet me të drejta të barabarta të shteteve të tjera dhe 30 vjet pas Çlirimit u rishfaq në hartën e Evropës.

Në historinë tonë të re, 22 shtatori u shpall festë zyrtare me vendim të Kuvendit Popullor më 10 shtator të vitit 1998.

Pikërisht kësaj përvjetori ia kushtojmë programin e sotëm të Radio Bullgarisë.

Në “Këngën e ditës” do t’ju ofrojmë një këngë emblematike popullore bullgare “Doli Delju kaçak” në interpretim të këngëtares së njohur Nadezhda Hvojneva.

Ju urojmë minuta të këndshme!


  • 07.71 –  Histori 

  • 19.30 –  Kënga e Ditës 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 25 dhjetor 2024

Gëzuar Krishtlindjet!   Në këtë program festiv më parë do t’ju tregojmë për ringjalljen e një tradite disi të harruar të bërjes së lodrave prej qelqi të Pemës së Krishtlindjeve. Pas kësaj, do t’ju ofrojmë një buqetë të tërë me..

botuar më 24-12-25 10.00.PD

Gëzuar Krishtlindjet, të dashur miq të Radio Bullgarisë!

Gëzuar Krishtlindjet!  Ekipi i Radio Bullgarisë uron të gjithë miqtë tanë që festojnë sot! Ju urojmë nga zemra shumë shëndet, dashuri dhe ngrohtësi në familjet tuaja. Le t'ju sjellë Viti i Ri ëndrra të realizuara dhe mundësi të reja! Të dashur miq, ju..

botuar më 24-12-25 12.05.PD

Bullgaria sot – 24 dhjetor 2024

Nata e Lindjes së Krishtit në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Në botën e krishterë Lindja e Krishtit pranohet si një festë e shpresës, e cila lind për të përmbushur zemrat e..

botuar më 24-12-24 10.00.PD